Procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri ka përfunduar zyrtarisht.
Qendrat e votimit ishin të hapura sot nga ora 07:00 deri në 19:00, dhe numërimi i votave pritet të përfundojë brenda 48 orëve.
Sipas të dhënave të fundit të përditësuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), pjesëmarrja në votime ka arritur në 41.36%, bazuar në raportimet nga 3878 qendra votimi, nga gjithsej 5225 qendra në total.
Kjo është një rënie krahasuar me zgjedhjet e kaluara parlamentare më 2021, kur dalja në votime në kohën e njëjtë ishte 45.48 për qind.