Mbyllet pas 48 orësh çarja e argjinaturës në Lezhë, Ndreu: U qëndruam dhe do vazhdojmë t’ju qëndrojmë pranë banorëve të prekur

Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka qëndruar pranë qytetarëve të Lezhës teksa përmbytjet nga shiu kanë prekur pothuajse gjithë Shqipërinë.

Ndreu, nëpërmjet një videoje të postuar në Facebook, ka bërë të ditur se pas 48 orësh punimesh intensive dhe ndërhyrjes së koordinuar të forcave të ushtrisë, bashkisë dhe subjekteve private, është arritur mbyllja e çarjes së argjinaturës në zonën e Rrilës, e cila shkaktoi përmbytjen e qindra hektarëve tokë bujqësore dhe rrethimin e dhjetëra banesave në territorin e lagunës së Vainit, njofton Dukagjini.

“Është bërë një punë shumë e madhe në një nga situatat më të vështira që ne kemi kaluar në Lezhë me çarjen e argjinaturës së kanalit kryesor. Bashkia, forcat e emergjencave Civile, Ushtri dhe kompani private në Lezhë, të gjitha bashkë kanë bërë atë që tashmë është bërë procesi i mbylljes së digës së re dhe normalisht rreziku ka ikur. Kjo është rezultat i një pune të pandërprerë, të fokusuar, me përgjegjshmëri dhe me shumë përkushtim të gjithë këtyre që thamë. Situata problematike ishin fshatrat përreth në Barbullojë, Rrilë, Tale, por tashmë ne presim një përmirësim gjatë këtyre dy ditëve pasi kemi mbyllur burimin kryesor të së keqes që ishte çarja e argjinaturës”, tha Ndreu.

Ndreu tha se ndërhyrja ka qenë ndër më sfidueset në këtë zonë teksa bëri të ditur se ekipet e emergjencave civile po vijojnë punën në terren për forcimin dhe ngritjen e mëtejshme të argjinaturës, për të garantuar që niveli i lartë i ujërave të lagunës të mos përbëjë më rrezik për zonat përreth.

Kryebashkiaku Ndreu, mes tjerash, bëri të ditur se bashkia ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me banorët e prekur, duke kryer evakuime të nevojshme dhe duke shpërndarë ndihma ushqimore në zonat më të izoluara.

“Kemi qenë me të gjitha ekipet në terren. Jemi pranë njerëzve, për njerëzit, dhe gjithmonë në krye të detyrës,” u shpreh Ndreu.

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika