McAllister: BE nuk ka kohë për të humbur për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

“Shqipëria nuk ka kohë për të humbur për të vijuar reformat në të mirë të qytetarëve”, ka thënë David McAllister, Kreu i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, në konferencë për media në Tiranë

Kreu i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian , David McAllister në një konferencë për media në Tiranë ka thënë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë plotësuar kushtet për hapjen e negociatave.

McAllister ka thënë se Shqipëria nuk ka kohë për të humbur për reformat dhe u bëri thirrje palëve që të angazhohen në zgjidhjen e problemeve.

“Gjatë takimeve tona me politikëbërës dhe shoqëri civile kemi dhënë këto mesazhe: BE nuk ka kohë për të humbur për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sepse të dy vendet kanë përmbushur kushtet”, ka thënë Kreu i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian.

“Shqipëria nuk ka kohë për të humbur për të vijuar reformat në të mirë të qytetarëve”, ka thënë McAllister.

David Mcallister

“Ne përqendrohemi te plani A, dhe përpjekjet diplomatike po bëhen për të zhbllokuar procesin. Së dyti Shqipëria nuk ka kohë për të humbur për të vijuar reformat. Edhe këtu plani A është bashkëpunim konstruktiv politik dhe konkurrencë sipas një procesi të duhur parlamentar”, ka thënë McAllister.

“I bëjmë thirrje palëve politike për t’u angazhuar për zgjidhjen e problemeve. Nuk mund të ketë ecuri pa pasur një opozitë konstruktive. Më lejoni të jem i qartë, Shqipëria ka arritur progres të qartë. Po bën reforma të rëndësishme, si ajo e vetingut. Shqipëria jo vetëm që duhet të trajtojë mungesën e pluralizmit politik, por edhe të lejojë lirinë medias. Duhet të heqë ato mangësi zgjedhore që kanë mbetur”, ka deklaruar David McAllister.

 

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika