MD-ja në përgatitje të padisë për gjenocid ndaj Serbisë

Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, ka deklaruar se institucionet e Kosovës çdo ditë janë duke mbledhur materiale për dokumentimin e krimeve të luftës për të paditur Serbinë për gjenocid.

“Së fundi është themeluar edhe Instituti për krime të Luftës dhe tashmë në ridizajnimin e tij institucional kompetenca e tyre do të jetë edhe çështja e grumbullimit të fakteve më të mëdha të cilat do të dërgojnë pastaj drejt hartimit ligjor të një padie. Ju e dini që duke qenë se Kosova nuk është anëtare e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë palë e statuti dhe nuk është anëtare e OKB-së, është një vështirësi procedurale për ta bërë të njëjtën gjë. Por ne kemi filluar përgatitjet dhe se ky do të jetë një synim afatmesëm i parapërgatitjes së padisë në GjND”.

Qorrolli sa i përket parapërgatitjes se padisë për gjenocid ndaj Serbisë, tha se me themelimin e Institutit për krime të Luftës do të bëhet grumbullimi i fakteve të cilat më pastaj do të dërgojnë drejt hartimit ligjor të një padie.

Ai ka thënë se duke marr parasysh që Kosova nuk është anëtare e GjND-së dhe OKB-së është një vështirësi procedurale për ta bërë një padi të tillë, por sipas tij, përgatitjet kanë filluar dhe se ky do të jetë një synim afatmesëm.

“Por për momentin që nuk jemi palë e statutit të GJND-së kjo është një çështje ende e parakohshme, por sigurisht që padia, komisionet, MD, Instituti për krime luftës , zyra e kryeministrit mbledhin materiale dhe çdo ditë punohet që të bëhet dokumentim sa më i mirë i krimeve të luftës dhe kjo do të qoj një ditë sigurisht në paraqitjen e padisë në GjND”, tha ai./EkonomiaOnline

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika