Më shumë se 700 persona të arrestuar anembanë Rusisë në protestat kundër mobilizimit

Qindra njerëz janë arrestuar anembanë Rusisë gjatë javës së fundit të cilët kanë organizuar protesta në shenjë revolte kundër presidentit Vladimir Putin i cili ka njoftuar për një mobilizim i cili mund t'i dërgoj në Ukrainë rreth 300 mijë persona për të luftuar

Foto ilustrim

Më shumë se 700 persona janë arrestuar në protestat e së shtunës të 24 shtatorit sipas organizatës për të drejtat e njeriut OVD-Info, ndërkaq qindra të tjerë në fillim të javës.

Vajzat deri në 14 vjeç gjithashtu ishin në mesin e atyre që janë arrestuar në Shën Petersburg pasi policia ka përdorur armë trullosëse dhe shkopinj në përleshje me demonstruesit.

Shefi i BE-së ka thënë se Evropa duhet të hapet për ata që ikin nga lufta.

Ndërkohë në kufirin jugor, radhët e trafikut disa shoferë kanë braktisur automjetet e tyre.

Skena të ngjashme janë parë në aeroporte, pasi dhjetëra fluturime jashtë vendit me bileta të shitura me çmime të larta kanë transportuar burra në destinacione ndërkombëtare si Turqia, Armenia, Azerbajxhani dhe Serbia, ku rusët nuk kanë nevojë për viza.

Gjithë kjo ka ardhur pasi presidenti Vladimir Putin, i përballur me një seri humbjesh në Ukrainë, ka njoftuar një mobilizim të pjesshëm që mund të sjellë 300 mijë rezerva të thirrura për të luftuar, njofton Sky News.

Ndërsa sondazhet në Rusi kanë sugjeruar një mbështetje të gjerë të brendshme për atë që Kremlini e quan “operacioni i tij special ushtarak” në Ukrainë pjesërisht për shkak të propagandës së gjerë të qeverisë kërcënimi i rekrutimit masiv ka shkaktuar protesta.

Kërcënimet e gjata për paraburgim për pjesëmarrje në mitingje antiqeveritare nuk i kanë ndaluar disa njerëz të dalin në rrugë për të demonstruar kundër mobilizimit.

Qindra njerëz janë arrestuar në ditët e fundit teksa protestuesit dhe policia janë përleshur në qytete anembanë vendit.

Demonstrata janë raportuar në qytete afërsisht 4,000 milje larg njëri-tjetrit, duke përfshirë Moskën, Shën Petersburg, Tomsk, Tver, Khabarovsk, Chita, Omsk, Ulan-Ude, Barnaul, Yekaterinburg, Irkutsk, Novosibirsk, Perm, Saratov dhe Pskov.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika