Mediat iraniane: Që nga fillimi i luftës, mbi 3,000 persona janë vrarë në Iran

Mediat iraniane, duke cituar kreun e Organizatës së Mjekësisë Ligjore të vendit, Abbas Masjedi Arani, raportojnë se më shumë se 3,000 persona janë vrarë në Iran që nga fillimi i konfliktit më 28 shkurt.

Deri më 7 prill, Agjencia e Lajmeve për Aktivistët e të Drejtave të Njeriut (HRANA), me bazë në SHBA, tha se 1,701 civilë kanë humbur jetën, përfshirë të paktën 254 fëmijë, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

“HRANA” gjithashtu raportoi se ka pasur 1,221 viktima ushtarake dhe 714 vdekje të tjera të paklasifikuara që nga fillimi i konfliktit.

Kujtojmë se mbetet e vështirë për organizatat e lajmeve të sigurojnë informacione nga Irani pasi ka një bllokadë të gjatë të qasjes në internet, e cila tani ka hyrë në ditën e 41-të, sipas faqes së monitorimit të internetit NetBlocks.

Shija e redaktorit

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Të fundit nga rubrika