Mehaj e Aliu prezantojnë dy projekte me të cilat “synohet rritja e kapaciteteve trajnuese të FSK-së”

Në një konferencë të përbashkët për media, Mehaj ka theksuar se Aeroporti i Gjakovës po funksionalizohet për qëllime të Ministrisë së Mbrojtjes, kurse në Babaj të Bokës, sipas tij, do të shndërrohet në zonë operacionale të FSK-së, ku do të ndërtohen poligone taktike sipas standardeve të NATO-s

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, dhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, i kanë prezantuar dy projekte me të cilat synohet rritja e kapaciteteve trajnuese të Forcës së Sigurisë së Kosovës për arsye strategjike, në Babaj të Bokës së Gjakovës dhe në Aeroportin e Gjakovës.

Në një konferencë të përbashkët për media, Mehaj ka theksuar se Aeroporti i Gjakovës po funksionalizohet për qëllime të Ministrisë së Mbrojtjes.

Kurse, në Babaj të Bokës, sipas tij, do të shndërrohet në zonë operacionale të FSK-së, ku do të ndërtohen poligone taktike sipas standardeve të NATO-s.

Ai ka potencuar se poligonet taktike në Babaj të Bokës do të jenë moderne, që do ndërtohen sipas standardeve të ushtrisë amerikane dhe të NATO-s.

“Këto poligone do jenë në funksion jo vetëm për ushtrinë tonë por edhe të gjithë partnerët tanë strategjikë. Kurse në aeroport planifikohet ndërtimi i objekteve të ndryshme me qëllime operacionale për ushtrinë e Kosovës”, ka thënë Mehaj.

Në anën tjetër, ministri Aliu ka thënë se shpronësimi i pronave për t’i realizuar këto projekte kanë qenë prioritete për Ministrinë që ai drejton.

“Kemi arritur në vitin 2023 të kryejmë shpronësimet për arsye strategjike të Ministrisë së Mbrojtjes. Deri më tani janë kryer 9.4 milionë euro pagesa. Pas kryerjes së pagesave, kemi bërë kërkesë tek Agjencia Kadastrale që pronat e shpronësuara t’i kalojnë Qeverisë për nevojë të Ministrisë së Mbrojtjes. Pothuajse të gjitha pronat janë bartur në emër të Qeverisë”, ka thënë Aliu.

Po ashtu, Aliu ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për realizimin e këtyre projekteve.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika