Mehaj: Historia e Kosovës së pavarur nuk mund të shkruhet pa Reçakun

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, për 24-vjetorin e Masakrës së Reçakut ka thënë se "Mohimi i gjenocidit është krimi i dytë që mund të bëhet ndaj këtyre familjeve, është vrasje e dyfishtë që është edhe më e rëndë"

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj duke bërë homazhe tek varrezat e Reçakut

Minsitri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka reaguar me rastin e 24-vjetorit të Masakrës së Reçakut.

“Në kujtesën tonë s’ka se si të mos ketë mbetur i gdhendur tmerri i Reçakut, tronditja që kemi përjetuar kur kemi parë pamjet e një masakre makabre, trupat e 45 civilëve të paarmatosur e të pafajshëm të ekzekutuar nga forcat ushtarake dhe paramilitare serbe në mëngjesin e 15 janarit të vitit 1999”, ka shkruar ministri Mehaj.

Mehaj ka thënë se nuk mund të mos pyesim veten për tmerrin që kanë përjetuar banorët e Reçakut, “në mesin e tyre dhe shumë fëmijë e gra, e nuk mundemi as të mos e përjetojmë edhe sot e kësaj dite, si ngjarjen më makabre, gjenocidin për të cilin do të duhej ta rëndonte ndërgjegjja shumëkë, shtetin serb edhe autorët që ende nuk kanë marrë dënimin meritor”.

Tutje, Mehaj ka theksuar se historia e Kosovës së pavarur nuk mund të shkruhet pa Reçakun.

Minstri i Mbrojtjes, Armend Mehaj

“Shembull i një mizorie të papërshkrueshme, ishte masakra e Reçakut, ashtu siç ishte cilësuar edhe nga ana e William Walker, e po aq të mizorishme kanë qenë edhe masakrat tjera të cilat nuk patëm fatin të mund t’i dokumentojmë përmes fotografive e kamerave, vrasje që i ka mbuluar dheu e heshtja, por që i dëshmon mungesa në gjirin familjar, dhimbja në shpirtin e tyre, dhe një copë varri të cilin e vizitojnë”, ka theksuar Mehaj.

Mes tjerash, ministri Mehaj ka potencuar se mohimi i gjenocidit është krimi i dytë që mund të bëhet ndaj këtyre familjeve.

“Andaj të kujtosh krimin që ka ndodhur nuk është e mjaftueshme, por është rrugë e domosdoshme deri në vënien e drejtësisë”, ka thënë tutje Mehaj, derisa ka shtuar se Reçaku nuk harrohet dhe drejtësia duhet vendosur.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika