Mehaj: Janë zotuar mbi 50 milionë euro për blerje të armatimit

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se brenda periudhës së qeverisjes së deritanishme janë zotuar mbi 50 milionë euro për blerje të armatimit dhe kanë rekretuar 1 mijë e 240 ushtarë të rinj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti (majtas), Presidentja e Kosovës (në mes) dhe Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj (djathtas)

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka publikuar disa blerje të armatimit që janë bërë nga Ministria e Mbrojtjes.

Mehaj ka treguar se brenda periudhës së qeverisjes së deritanishme janë zotuar mbi 50 milionë euro për blerje të armatimit duke shtuar se buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes ka qenë 67 milionë euro, në qeverinë Kurti është rritur në 102.3 milionë.

“Vetëm për një vit e gjysmë kemi rekrutuar 1240 ushtarë të rinj. Së shpejti do të hapet konkursi edhe për 612 ushtarë aktivë dhe 367 ushtarë rezervë. Kjo nuk ka ndodhur në asnjë qeverisje tjetër”, shkruan Armend Mehaj në Facebook.

Foto e postuar në llogarinë e Armend Mehaj në Facebook

Ministri i Mbrojtjes ka shtuar se deri më tani kanë zotuar 28.6% të buxhetit për blerje dhe kjo përqindje do të dyfishohet brenda javëve të ardhshme, kur do të përmbyllen blerjet që janë në proces.

Armend Mehaj ka përfunduar duke thënë se Ministria e Mbrojtjes, vitin e kaluar  ka shpenzuar 96% të buxhetit.

“Këtë nivel do ta mbajmë edhe në vazhdim”.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika