Mehaj pas zhvillimeve në veri: Republika e Kosovës mirënjohëse për kontributin e shteteve aleate

Ministri, Armend Mehaj, pas zhvillimeve të fundit në veri, është takuar me këshilltarët bilateralë të shteteve partnere dhe Atashetë Mbrojtjes, me të cilët, ka diskutuar për situatën aktuale politike në vend, rajon dhe më gjerë si dhe theks të veçantë siguria në vend

Armend Mehaj, Ministër i Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtes, Armend Mehaj, në takimin e mbajtur, të mërkurën e 9 nëntorit, me këshilltarët bilateralë të shteteve partnere dhe Atashetë Mbrojtjes, ka diskutuar për çështje të ndryshme me theks të veçantë, sigurinë, pas zhivillimeve të fundit në veri të vendit, duke shtuar se Kosova është mirënjohëse për kontributin e shteteve aleate dhe KFOR-it.

“Situata aktuale politike në vend, rajon dhe më gjerë ishin tema të diskutimi gjatë takimit të mbajtur sot me këshilluesit e NALT dhe Atashetë e Mbrojtjes”.

“Theks të veçantë kishte çështja e sigurisë pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit, të cilat vijnë si rezultat i dezinformatave të vazhdueshme të Beogradit zyrtar, luftës hibride me qëllim destabilizimin e vendit, dhe përdorimit të metodave të ndryshme të kërcënimit të pjesëtarëve të komunitetit serb për largim nga institucionet e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Ndërsa, ai ka vijuar se Kosova është falënderuese ndaj shteteve aleate dhe KFOR-it, për gatishmërinë dhe kontributin e tyre.

“Republika e Kosovës është jashtëzakonisht mirënjohëse për kontributin e shteteve aleate dhe misionin e KFOR-it, që si gjithnjë edhe në situatën aktuale janë duke treguar gatishmëri të jashtëzakonshme për të bashkëpunuar me Policinë e Republikës së Kosovës në ruajtjen e qetësisë, sigurisë dhe stabilitetit në veri të vendit”, ka shkruar ai.

Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të garantojë integritetin territorial, mbrojtjen e jetës së qytetarëve, dhe ofrimin e shërbimeve të institucioneve për të gjithë qytetarët pa dallim etnie.

Shija e redaktorit

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Të fundit nga rubrika