Mehaj takohet me homologun turk, e uron për detyrën e re si ministër i Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në kuadër të vizitës zyrtare në Turqi, me Gjeneral Dreshaj, kolonel Krasniqi dhe atasheun e mbrojtjes, kolonel Zejnullahu, kanë zhvilluar takimin me ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Yaşar Güler

Ministri Mehaj dhe ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Yaşar Güler

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në kuadër të vizitës zyrtare në Turqi, me gjeneral Dreshaj, kolonel Krasniqi dhe atasheun e mbrojtjes, kolonel Zejnullahu, kanë zhvilluar takimin me ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Yaşar Güler.

“Fillimisht, urova z. Güler për detyrën e re si ministër i Mbrojtjes, më pas kemi diskutuar rreth vazhdimit të bashkëpunimit të shkëlqyer që kemi pasur deri më tani me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, si dhe thellimin e këtij bashkëpunimi”, ka shkruar Mehaj.

Pamje nga takimi

Mehaj ka thënë se do të vazhdojnë bashkëpunimin në fushën e edukimit, trajnimeve dhe shkollimit të ushtrisë sonë. Partneriteti i ndërtuar me mirëbesim nga të dyja palët është i fuqishëm dhe i dobishëm për të dyja shtetet tona.

“Gjithashtu kemi diskuar rreth mbështetjes së Republikës së Kosovës për anëtarësim në Programin për Paqe, për rëndësinë e anëtarësimit tonë në NATO, për misione të përbashkëta dhe marrëveshje tjera që do të hapin fusha të reja të bashkëpunimit. Marrëveshjet shtet me shtet që kemi nënshkruar deri tani kanë rezultuar të jenë shumë të suksesshme”, ka shkruar tutje Mehaj.

Sipas tij, synimi kryesor i tyre është forcimi i ushtrisë për të mbrojtur vendin dhe për t’i shërbyer paqes.

Shija e redaktorit

Mirush Kabashi – “Ishte i madh, një gjeni dhe yll...

Ikona e artit shqiptar, Mirush Kabashi, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike me mbi 100 role...

Rama: Magjia e festave erdhi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka hapur Tregun e Fundvitit në qendër të kryeqytetit. Ai ka thënë se në bulevardin "Xhorxh Bush" qytetarët do të...

Mbrojtja e krerëve të UÇK-së triumfon ndaj ZPS-së, Specialja iu...

Trupi Gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës ka marrë një vendim në lidhje me komunikimet dhe vizitat e krerëve të UÇK-së, respektivisht, Hashim...

Të fundit nga rubrika