Mehaj viziton krerët e UÇK-së në Hagë: Besojmë pa asnjë hamendësim në pafajësinë e të gjithëve

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është takuar me të paraburgosurit e Gjykatës Speciale

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj





Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, gjatë qëndrimit dy ditorë në Holandë, ka takuar të paraburgosurit e Gjykatës Speciale të cilët siç thotë Mehaj janë padrejtësisht duke u gjykuar në Hagë.

Kështu ka njoftuar Mehaj përmes Facebook, teksa ka treguar se ka zhvilluar takim me Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin, Hashim Thaçin, Nasim Haradinajn dhe Pjetër Shalën, ndërsa ka biseduar shkurt edhe me, Hysni Gucatin i cili është duke u përballur me probleme shëndetësore.

“Në takimet që kam realizuar me secilin, i kam njoftuar me zhvillimet në vend, në fokus zhvillimet në Ministrinë e Mbrojtjes përkatësisht Ushtrinë e Republikës së Kosovës, ngritjen e kapaciteteve tona profesionale dhe operacionale, bashkëpunimin me partnerët, rekrutimet, synimin për antarësim në NATO të cilat janë në funksion të plotë të ruajtjes së paqes dhe mbrojtjes së gjithë territorit të Republikës sonë”, ka shkruar Mehaj.

“Të gjithë me moral të lartë e të fortë ashtu siç ka qenë ushtria e popullit tonë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, shtoi ai.

Ai ka potencuar se “besojmë pa asnjë hamendësim në pafajësinë e të gjithëve dhe në pastërtinë e luftës tonë çlirimtare”.

Gjithashtu, Mehaj ka ndarë bindjen e thellë që gjykimi i tyre është i padrejtë.

“Ne do te jemi gjithnjë krenar me luftën e UÇK-së, ka qenë UÇK-ja ajo që na ka bërë bashkë për të fituar lirinë tonë, në këtë pikë do të mbetemi përherë bashkë dhe kjo do të mbetet e pandryshuar përgjithmonë. Uroj që të gjithë të lirohen sa më shpejt. Ditët e së ardhmes së Republikës sonë qofshin sikur pikturat e Rexhës -sa të bukura aq përmbajtjesore. Ushtria Çlirimtare e Kosovës do të dalë sërish fitimtare”, shtoi ai.





Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika