Mehmetaj: Në takimin e nesërm statuti do të prezantohet më shumë si provokim sesa një dëshirë për zgjidhje

Analisti Lirim Mehmetaj ka thënë se në takimin e nesërm, mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq, statuti do të prezantohet më shumë si provokim sesa një dëshirë për zgjidhje

Analisti Lirim Mehmetaj

Analisti Lirim Mehmetaj beson se në takimin e nesërm në Bruksel mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq, të dy palët do të diskutojnë se çfarë nënkuptojnë me marrëveshjen që e kanë arritur paraprakisht.

“Patjetër do të prezantohet statuti, patjetër po besoj se do të refuzohet nga pala kosovare”, ka thënë Mehmetaj duke shtuar se nuk e sheh një ‘skenar realist’ ku një grup deputetësh i kryesuar nga serbët në krye me deputeten e Parlamentit të Serbisë, të prezantojë një statut që është kujdesur të jetë brenda kushtetueshmërisë së Kosovës.

“Madje ai do të prezantohet si provokim besoj unë më shumë sesa një dëshirë për zgjidhje”, ka thënë tutje Mehmetaj në “Debat Plus“.

Të martën e 2 majit, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, do të takohen në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika