Mehmetaj – Taravarit: Qysh mund të bëni apel për të bashkuar votën e shqiptarëve, kur e keni ndarë partinë tuaj

Gjersa kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, fliste për kandidaturën e tij për president të Maqedonisë së Veriut, gazetari Lirim Mehmetaj i ka thënë se “qysh munden të bëni apel me bashku votën e shqiptarëve, kur ju e keni ndarë partinë tuaj”.

Mehmetaj pyeti Taravarin se si mund t’i marrë votat e partive tjera shqiptare, kur nuk ka mundur t’i marrë në tërësisht në Aleancën për Shqiptarët.

“Zoti Taravari vetëm diçka është e çuditshme. Qysh munden të bëni apel me bashku votën  shqiptarëve, kur ju e keni ndarë partinë tuaj. Ta zëmë se keni 80 për qind, 20 për qind a janë me zoti Selën. Pra, ju as partinë e juaj s’keni arritur me marrë tërësisht pas vetes për me i marrë votat e partive tjera”, ka thënë Mehmetaj.

Kujtojmë se Aleanca për Shqiptarët është ndarë në krahun e Ziadin Selës edhe atë të Taravarit.

Një Kongres i jashtëzakonshëm i ASh-së nga krahu i Selës, u mbajt dy ditë pas atij që e thirri Arben Taravari, ku në fakt e shkarkuan Ziadin Selës nga posti i kryetarit të Kuvendit Qendror të partisë. Të dy krahët zgjodhën kryetarët e tyre, Sela në njërën anë dhe Taravari në anë tjetër.

Tash të dyja palët pretendojnë se janë Aleanca për Shqiptarët dhe të dy kryetarët pohojnë se janë kryetarë legjitimë të partisë.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika