Mehmetaj thotë se është e pafalshme humbja PDK-së në Drenas: Rikthim i hijeve të zeza

Rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) kanë konfirmuar se Ramiz Lladrovci, kandidati nga iniciativa qytetare “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”, ka fituar zgjedhjet lokale në Drenas me 52.31% të votave.

Kjo fitore shënon një kthesë politike, pasi për herë të parë që nga themelimi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lladrovci garoi jashtë saj, duke e mposhtur pikërisht kandidatin e partisë që dikur e përfaqësonte.

PDK në këto zgjedhje kishte kandiduar me Petrit Hajdarin, i cili mori 37.31% të votave. Në këtë rezultat nuk janë përfshirë ende votat me kusht, ato nga jashtë vendit dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

Duke komentuar këto zhvillime në Debat Plus, gazetari Lirim Mehmetaj e ka cilësuar humbjen e PDK-së në Drenas si “të pafalshme”, duke theksuar se partia është mposhtur pikërisht në zonën që konsiderohej tradicionalisht bastioni i saj.

“E pafalshme qysh kanë humbur në Drenas. D.m.th. i ka mund një person, supozohet në bërthamën e PDK-së. Ajo që po thonë jo, jo hajt se dhe Ramiz Lladrovci është PDK, s’është e vërtet. Unë bile mendoj që pak kush e ka dëmtuar në përgjithësi, hiqe Drenasin, sesa Ramiz Lladrovci këtë fushatën e fundit. Ndoshta ai e ka bërë pa qare, për shkak se është detyruar të garojë si i vetëm. Hiqe këtë, pjesa tjetër është rikthim i hijeve e të zeza për PDK-në”, ka thënë Mehmetaj.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika