Mehmetaj: VLEN-i është “Lista Serbe” e Kurtit në Maqedoni, janë vegla të Serbisë

Gazetari, Lirim Mehmetaj, ka thënë se koalicioni shqiptar në Maqedoni të Veriut, VLEN, është “Lista Serbe” e kryeministrit, Albin Kurti.

Mehmetaj ka thënë VLEN-i është “vegël e Serbisë” pasi po i bën shërbime shtetit serb.

“VLEN-i është Lisat Serbe e Albin Kurti në Maqedoni. Dhe janë vegla të Serbisë dhe punojnë për Serbinë. Dhe motivet nuk jua di por për mua është krejt e parëndësishme. Krejt VLEN-i punon për Serbinë, ama krejt. Krejt i bëjnë shërbim Serbisë. Ata janë njerëz që janë kundër UÇK-së, janë kundër shqiptarëve. Krejt shërbime Serbisë i bëjnë…”

Albin Kurti e ka rehatuar Vuçiqin se tash është edhe një që ndërhynë në një shtet tjetër në zgjedhje. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës i ka dhënë pro-serb ministri të Punëve të Jashtme të Maqedonisë që ka qenë shqiptarë. Derisa Bujar Osmani i ka bërë vota Kosovës për Këshill të Evropës këta kanë dashtë më shpallë non-grata”, ka thënë Mehmetaj, në “Debat Plus”.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika