Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që shërbejnë me prindërit në Bondsteel

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi ndërkombëtar marrin formë.

Aty ku maja e Lubotenit takohet nga largësia me kampin ushtarak të KFOR-it në Kosovë, Bondsteel, tri familje amerikane i bashkoi rastësisht misioni e shërbimi ushtarak në këtë vend.

Dislokimi në misionin paqeruajtës të KFOR në Kosovë ktheu shërbimin e tyre ne një përvojë që tejkaloi uniformën.

“Isha shumë i ngazëllyer, nuk e kisha parë Tristanin më shumë se një ose dy herë në vit për gjashtë vitet e fundit, që kur ka qenë 17 vjecar kështu që përveç ngazëllimit e kisha edhe ndjenjën e nervozes. Kam shërbyer në “Lusiana National Guard” për 15 vite. Vetëm ta kem këtu pranë meje në një mision siç është ky i NATO-s dhe partnerëve të NATO-s është një privilegj i madh dhe një bekim për mua”, ka thënë Richard Spikes, rreshter i Klasit të Parë i Ushtrisë Amerikane.

“Duhet t’i ndajmë emocionet nga profesionalizmi, kjo është sfida më e madhe për mua. Ta zëmë, babai im ndërhyn, por unë nuk mundem sepse kjo pastaj do të konsiderohej favorizim” , ka thënë Tristen Spikes, nënoficer i operacioneve S-3, Këmbësoria Amerikane.

“Është një ndjenjë që mendoj që nuk ka fjalë për të. Është ndjenjë e papërshkrueshme, është sureale. Nuk di si ta përshkruar por definitivisht është diçka që do të qëndroj me neve për gjithë jetën dhe me shumë gjasë edhe për gjeneratat që do të vijnë”, ka thënë Tresa Allemang , rreshtere e Klasit të Parë e Ushtrisë Amerikane.

“Për kohë të gjatë ai ka shfaqur interesim të madh që të jetë pjesë e jetës ushtarake, nuk e kam menduar se ne do të shërbenim së bashku sikur aktualisht jemi duke e bërë por e kam menduar që bashkë do të jemi në ushtri”, ka thënë Travis Holt, oficer Urdhëror i Dytë i Ushtrisë Amerikane.

Mbështetja që Amerika i dha Kosovës në momentet e saj më të vështira, sot ndjehet në fjalët dhe qëndrimet e ushtarëve amerikanë që shërbejnë për paqen këtu — me respekt e simpati për njerëzit, ushqimin dhe bukuritë e Kosovës.

“Kosova është me të vërtetë një vend shumë i bukur sidomos tash që pritet të filloj të bjerë borë sepse ne jemi nga jugu, ne nuk shohim borë shpesh, pra të ofrohet mundësia që të shijosh malet dhe borën, është mahnitëse, njerëzit kanë qenë super të mirë për neve, fëmijët na përshëndesin vazhdimisht. Njerëzit janë fantastik këtu, ushqimi poashtu, pamja është e bukur, me të vërtetë është kështu”, ka thënë Aiden Stackhouse, specialist mjekësor.

“Kosova është një vend shumë mikpritës dhe njerëzit janë shumë të mirë këtu, është me të vërtetë një kënaqësi. Ne nuk kemi ditur shumë për këtë vend, kemi hulumtuar aq sa kemi mundur dhe ato hulumtime na dolën të vërteta – vend shumë i bukur, njerëzit shumë miqësor. Mundësia për të rindërtuar këtë vend ka qenë një eksperiencë shumë e mirë”, ka thënë Richard Spikes, rreshter i Klasit të Parë i Ushtrisë Amerikane.

“Është një vend i mrekullueshëm, mundësitë që kam pasur për të folur me vendasit këtu, të gjithë janë super të mirë, mikpritës dhe kjo e bën të mrekullueshëm.”, ka thënë Trevor Holt nga Task Forca e Aviacionit.

Të gjithë të ndarë në shërbime të ndryshme, por ndarja e tyre me prindërit, fëmijët që trashëguan profesionin e tyre, i ka bërë më të fortë.

“Babai gjithmonë më ka mësuar për jetën ushtarake, më ka treguar histori, më ka treguar vendet ku ka shërbyer dhe kur vendosa që edhe unë t’i bashkohesha ushtrisë, më mori një ditë nga shkolla për të folur me rekrutuesit dhe ishte një moment shumë ngazëllues, emocional por kjo, ishte një surprizë për të dy ne”, ka shtuar Tristen Spikes, nënoficer i operacioneve S-3, Këmbësoria Amerikane.

“Gjithmonë kam menduar të futëm në ushtri por kurrë nuk e kam menduar që do të shërbej me babain në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin vend”, ka shtuar Holt.

“Vetëm historia që do të kemi pas kësaj dhe eksperienca e përbashkët e të qenurit këtu, të punuarit me shtete tjera, me NATO-n është thjeshtë një eksperiencë e mrekullueshme dhe mundësia për të bërë këtë së bashku me nënën është e mahnitshme”, ka thënë Stackhouse.

“Është sikur ne kemi sekretet tona të cilat vetëm unë dhe djali i kuptojmë –  kur të kthehemi në shtëpi e të themi “a të kujtohet ajo gjëja”, ka shtua rreshterja Allemang.

Në këto tri histori, përtej detyrës, qëndron një lidhje që flet për mirënjohje, dashuri dhe besim — aty ku paqja nuk është vetëm fjalë, por mënyrë jetese.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë në vitin 1999, bashkësia ndërkombëtare ndërhyri për të siguruar paqen dhe stabilitetin në një nga rajonet më të ndjeshme të Ballkanit. Më 12 qershor 1999, pas miratimit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, NATO vendosi forcën paqëruajtëse – KFOR, një mision që vazhdon të jetë shtylla kryesore e sigurisë në vend edhe sot.

Qëllimi kryesor i KFOR-it ishte dhe mbetet ruajtja e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim etnie, si dhe mbështetja e institucioneve vendore dhe misioneve të tjera ndërkombëtare në procesin e ndërtimit të paqes dhe sundimit të ligjit.

Në fillimet e tij, KFOR-i përfshinte mbi 50,000 trupa nga më shumë se 30 vende aleate dhe partnere të NATO-s. Sot, numri i tyre është më i vogël, por prania e KFOR-it mbetet një garanci e rëndësishme për sigurinë jo vetëm në Kosovë por për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

 

Shija e redaktorit

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Të fundit nga rubrika