Meta: Ambasadori Berishaj duhet të lirohet nga detyra

Burim Meta ka thënë se ambasadori i Kosovës në Kroaci duhet të lirohet nga detyra në mënyrë që shteti ynë ta ruaj imazhin

Anëtari i listës guxo dhe njëkohësisht deputet i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Burim Meta, ka deklaruar se ambasadori Martin Berishaj duhet të lirohet nga detyra deri në vërtetim të pafajësisë.

“Me një vendim të tillë, në këtë situatë që gjendet shteti ynë, do të ruhej imazhi i Kosovës pakrahasimisht më shumë sesa me mbajtjen në detyrë të Ambasadorit në fjalë, duke respektuar edhe prezumimin e pafajësisë”, ka shkruar ai në Facebook.

Tutje ai ka thënë se nuk duhet që në shtetin e Kroacisë Kosova të përfaqësohet me një figurë për të cilën është përfolur sipas tij për gjëra që nuk do të duhej.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika