Meta: Dua të vlerësoj votimin e rezolutës për anëtarësimin në BE

Presidenti i Shqipëris, Ilir Meta e ka konsideruar të nevojshme përmirësimin e demokracisë dhe miratimin e një ligji për referendumet për anëtarësim në BE

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka cekur disa prej pikave të rezolutës së miratuar nga Parlamenti Evropian, të cilat shprehin disa shqetësime në Shqipëri.

Meta përmes një komunikimi për media ka thënë se anëtarësimi në Bashkimin Evropian (BE) varet nga reformat e thella.

Ai e ka konsideruar të nevojshme përmirësimin e demokracisë dhe miratimin e një ligji për referendumet.

“Dua të vlerësoj votimin e rezolutës, për anëtarësimin në BE dhe kjo varet nga reformat e thella, shpreh shqetësim për klimën e polarizuar politike, shpreh keqardhje për ndryshime jo konsensuale, nga mazhoranca para zgjedhjeve të 25 prillit”.

Ilir Meta

“Bëj thirrje që të tregohet pjekuri politike, shpreh keqardhje për mungesën e dënimeve përfundimtare në nivele të larta. Nënvizoj nevojën për të përmirësuar demokracinë pjesëmarrje përfshirë miratimin e një ligji për referendumet”.

“I bëj thirrje qeverisë të përmirësojë aksesin e punës së saj, shpreh shqetësim serioz për rrjedhje të të dhënave personale. U bëj thirrje autoriteteve të rrisin parandalimin për keqpërdorimin e të dhënave personale”.

Meta ka thënë se të gjithë akterët, qeveria, opozita, e shoqëria civile, të fokusohen tek përmbajtja e rezolutës.

“Fakti që përmendet regresi i Shqipërisë në 5 vite dhe Indeksit të korrupsionit. Të gjithë akterët, qeveria, opozita, të gjithë akterët e shoqërisë civile të fokusohen seriozisht tek përmbajtja e kësaj rezolute”.

“Unë mbështes fuqimisht hapjen e negociatave, pavarësisht prapambetjes që kemi, populli shqiptar meriton të hidhet një hap përpara, por këto probleme janë pengesa të pakalueshme për çdo vend që do të anëtarësohet në BE”, ka thënë Meta.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika