“Meta” të enjten do ta lansojë rivalin e Twitter-it

FOTO; META, BBC

Pronari i Facebook, Meta, po lanson aplikacionin e tij të ri për të rivalizuar Twitterin dhe për të cilin ka bërë të ditur do të publikohet të enjten.

Aplikacioni, i cili quhet Threads dhe është i disponueshëm për porosi paraprake në Apple – App Store, do të lidhet me Instagram.

Screengrabs tregon një panel kontrolli që duket i ngjashëm me Twitterit. Meta e përshkruan Threadsin si një “aplikacion bisedash të bazuar në tekst”.

Ky veprim është i fundit në një rivalitet midis shefit të Metas, Mark Zuckerbergut dhe pronarit të Twitterit, Elon Musk.

Muajin e kaluar, dyshja ranë dakord për një përleshje fizike, megjithëse është e paqartë se sa seriozë ishin dy palët në lidhje me këtë deklaratë.

“Faleminderit Zotit që ata janë të drejtuar kaq mirë”, iu përgjigj Musk një postimi në Twitter në lidhje me Threads, me një goditje të dukshme ndaj Zuckerbergut.

Ndërkohë, Twitter ka thënë se paneli i njohur i përdoruesit, TweetDeck do të kalojë pas një paywalli brenda 30 ditësh.

Lëvizja është shtytja e fundit e Muskut teksa përpiqet t’i bëjë përdoruesit të regjistrohen në shërbimin e abonimit të Twitter, Twitter Blue.

Shija e redaktorit

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Të fundit nga rubrika