Meta zgjedh dy gjyqtarë në Gjykatën e Lartë

Ilir Meta më 15 qershor 2022 ka zgjedhur dy gjyqtarë në Gjykatën e Lartë, gjyqtarët e zgjedhur janë Margarita Buhali dhe Enton Dhimitri.

Gjykata e Lartë në Shqipëri

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, të premtën e 10 qershorit 2022, ka administruar propozimet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, për emërimin e dy anëtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë: Margarita Buhali dhe Enton Dhimitri.

Në njoftimin e Presidencës së Shqipërisë, thuhet se Presidenti Meta, pasi është njohur me vendimmarrjet respektive të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe propozimet e përcjella nga ky organ, ka vendosur të shprehet pa vonesë për pranimin e propozimeve të KLGJ-së.

Meta ka pranuar propozimet e KLGJ-së:

Me Dekretin nr. 13697, datë 14.06.2022, ka vendosur që znj. Margarita Buhali të emërohet gjyqtare e Gjykatës së Lartë;

Me Dekretin nr. 13698, datë 14.06.2022, ka vendosur që, z. Enton Dhimitri të emërohet gjyqtar në Gjykatën e Lartë.

Me anëtarësimin e Buhalit dhe Dhimitrit, Gjykata e Lartë bëhet me 15 anëtarë.

 

 

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika