Mijëra njerëz pa energji elektrike në Ukrainë, ndërsa sulmet ruse vazhdojnë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, njoftoi se mbi 200 ekipe riparimi po punojnë për të rikthyer energjinë elektrike në Kiev pas sulmeve të shumta ruse që goditën infrastrukturën energjetike të vendit.

Ende pa energji mbeten mbi 1,100 pallate banimi në kryeqytet, ndërsa autoritetet po përgatiten të ndihmojnë edhe komunitetet e tjera të prekura.

Në qytetin lindor të Druzhkivkës, sulmet me bombat klastra ruse kanë shkaktuar shtatë viktima dhe 15 të lënduar, sipas kreut të rajonit. Sulmet e Moskës u rifilluan pas një pauze njëjavore që presidenti amerikan Donald Trump i kishte kërkuar Putinit, ndërsa temperatura në Ukrainë ka rënë deri në -20°C.

Në këto kushte, banorët e Kievit janë detyruar të kalojnë netët në stacionet e metrosë, disa duke vendosur çadra mbi platformat për t’u mbrojtur nga i ftohti. Autoritetet kanë hapur qendra ngrohjeje dhe po importojnë gjeneratorë shtesë për t’u përballur me mungesat e energjisë gjatë riparimeve.

Në Kharkiv, një termocentral është dëmtuar seriozisht dhe nuk mund të riparohet. Ministri i Energjisë i Ukrainës, Denys Shmyhal, tha se rikuperimi i sistemit energjetik do të marrë kohë, duke përfshirë edhe termocentralin Darnytsia në Kiev, i cili është “shumë i dëmtuar”.

Psikologia Iryna Vovk nga Kievit, që jeton me të bijën, tha për BBC se po mendon të largohet në fshatin e prindërve për shkak të vështirësive me ujë dhe energji. Ajo shtoi se vajza e saj përpiqet të vazhdojë jetën normale, por nuk mund të ndjekë mësimet online.

Kryeministri britanik, Keir Starmer, e quajti sulmin rus mbi sektorin energjetik “barbar” dhe “veçanërisht të shëmtuar”, ndërsa Trump tha se Putini kishte respektuar pauzën njëjavore. Megjithatë, sulmet ruse kanë vijuar, duke përfshirë më shumë se 100 dronë që kanë goditur 14 lokacione në Ukrainë.

Viktima janë raportuar gjithashtu në Zaporizhzhia, Dnipropetrovsk dhe Luhansk, ndërsa në Rusi, rajonet e Bryansk dhe Belgorod po përballen me pasojat e sulmeve ukrainase, raporton BBC.

Ndërkohë, bisedimet për paqe vazhdojnë në Abu Dhabi, ku zyrtarë të lartë amerikanë, rusë dhe ukrainas po diskutojnë një plan paqeje, por nuk ka shenja për një zgjidhje të menjëhershme.

Shija e redaktorit

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Të fundit nga rubrika