“Milionerë” me pare të shtetit: Mbi 6 milionë euro shpenzoi Qeveria për dreka zyrtare e mobilie

"3.2 milionë euro për dreka zyrtare. Kjo do të thotë se qeveritarët tanë së bashku kanë  shpenzuar mesatarisht 8800 euro në ditë për ushqim dhe pije. 3.1 milionë euro për mobilie për zyre. 139 mijë euro për blerje  të telefonave".

Deputetja e LDK-së, Hykemte Bajrami, duke u thirrur në raportin financiar të Ministrisë së Financave, ka shkruar se Qeveria Kurti vetëm gjatë vitit 2023 ka shpenzuar mbi 3 milionë euro.

Kurse, mbi 3 milionë të tera për mobile për zyre e rreth 140 mijë të tjera për blerje të telefonave.

“Sipas raportit financiar të Ministrisë së Financave, Qeveria Kurti gjatë vitit 2023 ka shpenzuar:

3.2 milionë euro për dreka zyrtare. Kjo do të thotë se qeveritarët tanë së bashku kanë  shpenzuar mesatarisht 8800 euro në ditë për ushqim dhe pije. 3.1 milionë euro për mobilie për zyre. 139 mijë euro për blerje  të telefonave”, ka shrkuar Bajrami në Facebook.

Teksa ua ka ëpemrdnur xhipat e zi që kritonte dikur VV-ja në opozita, Bajrami ka thënë se partina në pushet po e varfëon qytetraët.

“Përpos këtyre milionëve të shpenzuar për lluks, tenderët njëburimor janë korrupsioni më i madh në Qeverinë Kurti. Janë 240 milionë euro në tenderët e Qeverisë me nogociim të drejtpërdrejtë.

Andaj përpos para drejtësisë, partia në pushtet duhet të japë llogari edhe para qytetarëve që po i varfëron çdo ditë”,

“A ju kujtohet qysh mashtronin kur ishin në opozitë,  thoshin: ‘nuk hipim ne në xhipa me xhama të zi’’, shihni si kanë ndryshuar, metamorfozë e plotë”, ka shtuar Bajrami.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika