Minatorët kthehen në punë në mesditë, skeptikë se pagat iu dalin të premten

Minatorët në “Stan Terg” edhe sot në mëngjes kanë refuzuar të fillojnë punën. Shkas për këtë revoltë të tyre është bërë mos ekzekutimi i pagës së muajit prill. Pas një takimi me kryeshefin ekzekutiv, drejtori i minierës i bindi punëtorët të fillojnë punën më shpresë se të premten do t’iu dalin pagat

Në punë dolën edhe sot por në minierë nuk hynë deri rreth orës 11:00.

Edhe sot sikurse dje, brenda në thellësi 800 metra në tokë minatorët shkuan pa shujtën e tyre ditore, shkas i mungesës së pagës.

“Përpara i kemi marr më të parin, pa buke jonë shkua sot në minierë, nuk janë hi prej qejfi por beso që nuk kanë zgjidhje”, tha Gani Osmani- Minator.

Mosekzekutimi ende i pagës së prillit,  është bërë shkas që minatorët gjatë së hënës dhe paraditen e kësaj të marte të bojkotojnë punën.

“Nuk kemi shumë pritshmëri por do ti qëndrojmë në një formë besnik fjalëve të menagjmentit deri të premten, është  gjendje e rend më ju thanë minatorëve më shkua më hy në 800 metra nën tok pa ushqim, kjo është shumë e rënd”, tha Ibrahim Jonuzi-Sindikata e Minatorëve të “ Trepçës”.

Punëtorët e kësaj miniere, filluan punën sot në mesditë, vetëm pas udhëheqësi i tyre Shyqeri Sadiku, bëri të qartë se nga takimi në orët e para të mëngjesit, mori zotimin se pagat do t’iu dalin  të premten.

Bindja, nuk ishte e lehtë për Sadikun, që thotë se mos rezultati në prodhim, është shkaku i pajisjeve të stërvjetruara e jo nga mospuna e tyre.

“ Është një sfidë edhe takimi që rrjedhi më kryeshefin, ai na premtoj që pagat do të bëhen të premten, unë erdha para punëtoreve dhe ju kërkova si shok që të kthehen në punë pasi që pasojat e mos punës do të rezulton të na të paga. Po kërkohet prodhim, në këto kushte dhe më këtë numër të punëtorëve është vështir me u rritë”, tha Shyqeri Sadiku-Drejtor i “Trepçës”.

Sadiku, shton se nëse të premten pagat nuk ekzekutohen, atëherë nuk dihet se çfarë do të ndodhë me punëtorët.

Lidhur më këtë,  gjatë ditës, Dukagjini nuk ka mund të marr një përgjigje nga kryeshefi ekzekutiv, Bashkim Kurti.

Miniera e “Stan Tergut” ka në dispozicion mbi 500 punëtorë,  prej tyre 279 në prodhim.

Kjo nuk është hera e parë që punëtorët kanë probleme me paga pasi ka muaj që ata vazhdimisht janë ballafaquar me probleme financiare.

Shija e redaktorit

Përparësitë e Kosovës si shtet i asocuar në Asamblenë Parlamentare...

Një hap afër anëtarësimit në NATO, kështu së paku po konsiderohet nga politikanët të jetë afruar Kosova, tash që e morri statusin si vend...

Osmani në takim me kryesuesit e KGJK-së dhe KPK-së: Urgjent...

Presidentja Vjosa Osmani priti në takim kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës. Ajo ka pritur në takime...

Dita e Presidentit, Osmani me familjen e saj e shënon...

24 maji është Dita e Presidentit. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se kjo ditë është vendosur nga presidenti historik, Ibrahim Rugova. Osmani ka thënë...

Të fundit nga rubrika