Ministria kundër kërkesës për largimin nga puna të mësuesës me mbulesë

Ka disa ditë që përmes një vendimi, Këshilli Drejtues i shkollës “Flamuri i Arbërit” në Suharekë, po pretendojnë se kanë shkarkuar nga puna mësuesen me mbulesë në këtë shkollë, Remzie Lezi. Megjithatë, nga ministria e Arsimit kanë konfirmuar për Dukagjinin gjatë ditës se ky vendim nuk ka bazë ligjore. Mësuesja, për shkak të gjendjes emocionale nuk ka dashur të flas, përderisa vendimin e saj për të vendosur mbulesën islame nuk e kanë përkrahur as disa kolegë shkollës ku punon

Shkolla "Flamuri i Arbërit" në Suharekë

Përkundër grevës, këto mësuese në shkollën “Flamuri i Arbërit” në Suharekë, po përgatiten për vitin e ri shkollor, i cili nuk dihet se kur do të nis.

Bashkë me to, mbase do të ishte edhe një kolege tjetër e tyre.

Mirëpo, Këshilli Drejtues i kësaj shkolle ka kërkuar që mësuesja Remzie Lezi të largohet nga puna.

Për drejtuesit e shkollës, problem është bërë vendimi i mësueses me përvojë rreth 30 vjeçare që të vendosë mbulesën islame.

Një kolege e Lezit, tregon se atë e duan në shkollë pa shami.

Mësuesja, Shkurte Morina ka thënë: Asnjë vërejtje nuk e kemi, ka qenë edhe kolege e mirë edhe mësuese e mirë të gjitha i ka pasur, mirëpo përzgjedhja, po na thojnë që ligji nuk e lejon të mbulohet dhe afër mendëve është kjo që ligji në shkollën fillore mund të manipulohen fëmijët shumë lehtë…. Unë mbështeti vetëm kolegën, se veshjen e saj…, nuk e di si na duket e egër.

Mësueseja, Shkurte Morina

Drejtori i shkollës, Liman Bytyçi që e nënshkroi vendimin, në këtë mënyrë refuzoi t’u përgjigjej gazetarëve për iniciativën.

Për rastin, për shkak të gjendjes emocionale nuk ka dashur të flas as vet Remzie Lezi.

Në emër të saj, ka folur vëllai Sabit Gashi, i cili tregon se e motra e ka përjetuar rëndë gjithë ngjarjen.

Vëllai i mësuesi, Sabit Gashi ka thënë: Të vie një ditë që për një pëlhurë, një pëlhurë është, se mbulesa nuk është që ndikon në identitetin e saj, ajo këtë identitet e ka pas, këto bindje i ka pas, vetëm se thjeshtë të vie deri aty sa t’i mbyllet dera, vërtetë ajo është një gjendje që unë ndoshta nuk di me e spjegu, por se e shoh se ajo është e mërzitur dhe është në një gjendje jo të mirë emocionale.

Vëllai i Remzie Lezit, Sabit Gashi

Për këtë çështje familja ka angazhuar edhe avokatin Muhamet Mujaj, i cili ka deklaruar gjatë të premtes se vendimi nuk ka bazë ligjore.

E këtë e ka konfirmuar për Televizionin Dukagjini edhe zëvendësministrja e Arsimit, Edona Maloku.

Edona Maloku, zëvendësministre e Arsimit ka thënë: Mënyra si është bërë ajo shkresë dhe udhëzimi administrativ të cilit ata po i referohen nuk qëndron. Juridikisht nuk qëndron dhe ky është vendimi i ministrisë së arsimit. Aty bëhet fjalë për një udhëzim administrativ që e specifikon se si funksionon Këshilli Drejtues, por asnjëherë nuk i jep kompetencë Këshillit Drejtues që të punësoj apo të shkarkoj dikë.

Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku

Për rastin ka reaguar edhe kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili ndodhet jashtë vendit.

Muharremaj ka theksuar se me t’u kthyer të hënën në punë, do të merret me këtë çështje.

Shija e redaktorit

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Osmani: Historia e nënë Ferdonijes duhet të shërbejë si kujtesë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur mbi historinë e nënës Ferdonije Çerkezi, e cila ka humbur katër djemtë e saj dhe bashkëshortin gjatë...

Shqipëria performon më 9 maj në Eurovision

Festivali evropian i këngës "Eurovision" ka publikuar listat me shtetet që do të performojnë në dy gjysmëfinalet e këtij viti, më 7 dhe 9...

Të fundit nga rubrika