Ministrës Haxhiu i pengohet fjala nga deputetët

Deputetët e opozitës e kanë bojkotuar fjalimin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke i goditur tavolinat

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është penguar nga deputetët e opozitës gjatë fjalimit të saj në Kuvendin e Kosovës.

Deputetët e opozitës e kanë bojkotuar fjalimin e Haxhiu, duke i goditur tavolinat, në momentin kur ajo ishte duke folur për rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

E gjithë kjo erdhi pas deklaratës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila e cila e ka përmendur raportin e “Freedom House”, i cili përmend ish-presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ajo ka thënë se kjo qeveri nuk ka deklaruar asgjë sa i përket raportit të Freedom House, i cili i përmend me emra kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ish-presidentin, Hashim Thaçi, duke deklaruar edhe për lidhjet e tyre me krimin e organizuar dhe nivelin e lartë të korrupsionit.

Ndërsa, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se do të zbardhet secila çështje.

“Pika e katër të rendit të ditës është edhe komisioni hetimor që është propozuar për menaxhimin e krizës energjetike, por edhe nisma e LVV-së që të hetohet që nga viti 2006 gjithçka çfarë ka ndodhur”, është shprehur ministrja.

“Jeni të shqetësuar e kuptoj, por në këtë vend nuk do të lihet asgjë për t’u zbardhur. Nuk lëvizi pa e kryer fjalën. Sa të qetësohet opozita do të vazhdoj”.

Ndërsa opozita ka vazhduar tutje goditjen e tavolinave.

Haxhiu: Berishaj do t’i përgjigjet secilës kërkesë të institucioneve

Shija e redaktorit

Mirush Kabashi – “Ishte i madh, një gjeni dhe yll...

Ikona e artit shqiptar, Mirush Kabashi, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike me mbi 100 role...

Rama: Magjia e festave erdhi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka hapur Tregun e Fundvitit në qendër të kryeqytetit. Ai ka thënë se në bulevardin "Xhorxh Bush" qytetarët do të...

Mbrojtja e krerëve të UÇK-së triumfon ndaj ZPS-së, Specialja iu...

Trupi Gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës ka marrë një vendim në lidhje me komunikimet dhe vizitat e krerëve të UÇK-së, respektivisht, Hashim...

Të fundit nga rubrika