Ministri i Jashtëm i Iranit: Situata është nën kontoll, kemi prova të përfshirjes së huaj

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, e përshkroi situatën në Iran “nën kontroll”, duke pretenduar se “shumë celula terroriste” janë arrestuar, ndërsa protestat antiqeveritare vazhdojnë për javën e dytë dhe bashkësia ndërkombëtare vëzhgon me shqetësim.

Araghchi iu drejtua diplomatëve të huaj gjatë një takimi të transmetuar në televizion, duke u përpjekur të jepte qëndrimin e Teheranit mbi trazirat që po e trondisin vendin.

Ai tha se “rrëfimet do të bëhen publike së shpejti ” dhe se kishte “prova të konsiderueshme të përfshirjes së huaj” në ngjarje. Autoritetet iraniane kanë fajësuar faktorët e jashtëm për protestat dhe përshkallëzimin e dhunës, por deri më tani nuk kanë dhënë prova konkrete që mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Protestat janë përhapur në shumë pjesë të Iranit në dy javët e fundit për shkak të inflacionit në rritje, me demonstratat që janë përshkallëzuar që nga e enjtja në përleshje të dhunshme midis protestuesve dhe forcave të sigurisë. Sipas dëshmitarëve dhe raporteve nga organizatat e të drejtave të njeriut, përleshjet kanë çuar në vdekje, lëndime dhe arrestime masive. Organizata e të Drejtave të Njeriut në Iran me seli në Oslo njoftoi të dielën se gati 200 protestues janë vrarë që nga 28 dhjetori, kur shpërthyen protestat. Organizata të tjera të të drejtave të njeriut e vunë numrin e të vdekurve në më shumë se 500.

Në të njëjtën kohë, qeveria iraniane ka vendosur një mbyllje të plotë të telekomunikacionit dhe aksesit në internet që kur protestat u bënë të dhunshme. Ndërprerja e komunikimeve e bën jashtëzakonisht të vështirë verifikimin në mënyrë të pavarur të pretendimeve të Ministrit të Jashtëm, si dhe për të marrë një pamje gjithëpërfshirëse të situatës në terren./Euronews

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika