Ministri i Jashtëm i Ukrainës: Sulmet me raketa janë përgjigjja e Rusisë për bisedimet e paqes

Përmes një postimi në Twitter, Kuleba ka thënë se terrori rus mund të ndalet vetëm me forcën e armëve dhe parimeve ukrainase, dhe se nuk duhet propozuar që Ukraina të pranojë ultimatumet ruse. Krahas kësaj, ai ka thënë se kjo paraqet një përgjigje të Rusisë për bisedimet e paqes

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba





Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka thënë se sulmet ruse të së martës tregojnë se çfarë mendon Rusia për çdo negociatë të mundshme të paqes në mes dy vendeve.

Përmes një postimi në Twitter, Kuleba ka thënë se terrori rus mund të ndalet vetëm me forcën e armëve dhe parimeve ukrainase dhe se nuk duhet propozuar që Ukraina të pranojë ultimatumet ruse.

“Raketat ruse po vrasin njerëz dhe po shkatërrojnë infrastrukturën në të gjithë Ukrainën tani. Kjo është ajo që Rusia ka për të thënë për çështjen e bisedimeve të paqes. Mos i propozoni Ukrainës të pranojë ultimatumet ruse! Ky terror mund të ndalet vetëm me forcën e armëve dhe parimeve tona”, ka deklaruar Kuleba në Twitter, transmeton CNN.

Kryeqyteti i Ukrainës është sulmuar me raketa këtë të martë, ka thënë kryebashkiaku i qytetit, derisa në anën tjetër liderët botërorë janë mbledhur në samitin e G20, për ta dënuar pushtimin rus të Ukrainës, raporton BBC.

“Rusia po i përgjigjet fjalimit të fuqishëm të Zelenskyy në G20 me një sulm të ri raketor. A mendon dikush seriozisht se Kremlini dëshiron vërtet paqe?”, ka shkruar Andrii Yermak, kreu i Zyrës së Presidentit të Ukrainës.

Dy ndërtesa banimi në lagjen Pechersk janë në mesin e atyre që janë goditur, sipas kryetarit të bashkisë së qytetit, Vitali Klitschko.

Ky shënon sulmin e parë të tillë në më shumë se një javë, kohë gjatë së cilës Rusia tërhoqi trupat nga Kherson.

Publikohen pamje nga sulmi i Rusisë në Kiev (VIDEO)





Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika