Ministri i Jashtëm serb hedh poshtë marrëveshjen me Lavrov pas përplasjes nga Brukseli

Ministri serb, Nikola Selakoviq, u përball me kritika për nëshkrimin e marrëveshjes "Plani i Konsultimeve", me Rusinë. Kjo marrëveshje ishte nënshkruar së bashku me ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York

Sergey Lavrov, Ministër i Jashtëm i Rusisë dhe Nikola Selakovic, Ministër i Jashtëm i Serbisë

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq, të dielën e 25 shtatorit u përpoq të minimizonte rëndësinë e një marrëveshjeje me Rusinë, pasi shteti ballkanik që kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian u përball me kritika për nënshkrimin e saj.

Selakoviq nënshkroi marrëveshjen të premten e 23 shtatorit së bashku me ministrin e Jashtëm rus, Sergej Lavrov, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York.

Marrëveshja e quajtur Plani i Konsultimeve, ka për qëllim të përcaktojë marrëdhëniet midis dy ministrive të Jashtme për 2023 dhe 2024.

Në një konferencë për shtyp të dielën e 25 shtatorit, Selakoviç ka thënë se marrëveshja është “teknike” dhe lidhet me lidhjet dypalëshe, por jo çështjet e sigurisë, njofton euronews.

“Serbia ka nënshkruar dokumente të ngjashme me Rusinë që nga viti 1996. Qeveria mund ta kishte refuzuar një plan të tillë, por nuk ka asgjë të diskutueshme në të. Po kritikohet nga ata që nuk e kanë parë”, ka shtuar ai.

Nënshkrimi i dokumentit në Nju Jork shënon marrëveshjen e parë të çdolloji që të dy vendet kanë nënshkruar që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Moska në fund të shkurtit.

Ndërkaq, eurodeputetët e kritikojnë lëvizjen e Selakoviqit si “goditje serioze” në rrugën e Serbisë drejt BE.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika