Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka njoftuar se forcat ajrore izraelite kanë goditur objektiva të regjimit në Teheran me “forcë të konsiderueshme”.
Katz shtoi se Izraeli po vazhdon të dobësojë edhe kapacitetet raketore të vendit.
Ai theksoi se operacioni iranian do të “vazhdojë me forcë të plotë për sa të jetë e nevojshme”, raporton BBC.
Pak para orës 08:00 lokale (06:00 GMT), ushtria izraelite ka nisur sulme të reja në periferi të jugut të Bejrutit dhe në kryeqytetin iranian, Teheran.
Izraeli thotë se po godet “objektiva ushtarake” në të dyja vendet.
Në Liban, ushtria izraelite (IDF) synon zona që i përkasin grupit Hezbollah, i mbështetur nga Irani.
