“Ministri i Mbrojtjes ishte trajnuar nga Agim Ramadani”

Agim Ramadani – Katana, figura që vulën e përjetësisë e mori gjatë betejës së Koshares, në 25 vjetorin e rënies, është përkujtuar nga Bahri Gashi, dikur bashkëpunëtor i tij, gjatë trajnimit të ushtarëve të UÇK-së në Shqipëri. Për TV Dukagjinin, Gashi ka rrëfyer për takimet e Agimi në Tiranë, përgatitjen e ushtarëve për luftë e për kohën kur Agimi fliste për sulme ndaj burgut të Dubravës e thyerje të kufirit Kosovë-Shqipëri, ide që u realizuan më vonë

Jo vetëm ushtarët që e thyen kufirin Kosovë-Shqipëri, por edhe njeriu që sot e udhëheqë ushtrinë e Kosovës ka kaluar në duart e Agim Ramadanit.

“Ejup Maqedonci, ministri i sodit ka qenë, ka kaluar në duart e tyre, është trajnuar në duart e tyre, edhe sot është Ministër i Mbrojtjes së Kosovës”, ka thënë Bahri Gashi, ish-luftëtar i UÇK-së.

Gjatë 98-s në Shqipëri rreth 300 deri në 400 djem të ri ishin përgatitur për luftë nga Agimi i Zhegrës së Gjilanit, më vonë Katana i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Agim Ramadani, Hafir Hoxha, e Xhafer Gashi, ligjëratat që zgjasin me muaj ua shpjegonin për disa ditë, idealistëve që nga shteti amë synonin çlirimin e Kosovës.

Pas teorisë vinte praktika, oficeri, Adem Shehu e udhëhiqte trajnimin fushor.

Bahri Gashi, më vonë epror i gueriles “BIA”, në Tiranë gjatë 98 në Tiranë ishte njohur me Agimin, Hafirin e Xhafën.

Për të riun nga Prishtina, Agimi edhe ishte karizmatik edhe pak i çuditshëm. Në salla të mbyllura i përgatiste djemtë për luftë, e ditën takohej me njerëz të tjerë.

“Folke për pikturë, folke për poezi, folke për art edhe unë si me befasi fillova me dëgju muhabetin, edhe askund nuk përmendej lufta, askund nuk përmendej lufta, askund nuk përmendej UÇK-ja”, ka thënë Gashi.

Kjo nuk ishte biseda e vetme që Bahriu nuk e kuptonte, Agimi fliste për sulm ndaj burgut të Dubravës e madje edhe thyerje të kufirit.

“Në mars ose në prill na e ka tregu, ka folur për kufirin, thyerjen e kufirit, depërtimin e forcave të UÇK-së në këtë zonë prej Shqipërisë në Kosovë, dhe për mua edhe për shumicën tonë kjo ka qenë pak një pothuajse avanturë”, ka thënë Gashi.

Aventura e Agimit u bë realitet gjatë prillit të 99-s. Koka e Operacionit Shigjeta i priu betejës së Koshares, thyerjes së kufirit, operacion për të cilin u flijuan 113 dëshmorë, bashkë me Agim Ramadanin.

Në 25 vjetorin e rënies, Katana është kujtuar nga presidentja, Vjosa Osmani, duke e lartësuar figurën e tij si luftëtar, poet piktor, intelektual e hero të shembjes së kufirit ndërmjet Kosovës e Shqipërisë.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika