Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë: Siguria e Kosovës e garantuar nga aleanca më e fortë në botë

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se Shqipëria ndihet e sigurt pavarësisht kërcënimeve të mundshme, përfshirë edhe ato nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai theksoi se politika e sigurisë së Shqipërisë është në përputhje të plotë me aleancën ku bën pjesë, NATO-n, duke shtuar se Serbia, nga ana e saj, i menaxhon rreziqet sipas strategjive të veta.

Ai gjithashtu ka theksuar se siguria e Kosovës mbetet e garantuar nga prania e forcës së mandatuar KFOR.

“E gjithë doktrina dhe përgatitja është në përputhje me NATO-n dhe siguria e qytetarëve shqiptarë, por edhe e Kosovës, për sa kohë kemi atje një forcë të mandatuar si KFOR, është e garantuar gjithashtu nga aleanca ushtarake më e fortë në botë”.

Ministri ka potencuar se shqetësimet për sigurinë e Shqipërisë trajtohen gjithmonë në koordinim me aleancën dhe partnerët ndërkombëtarë.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika