Ministri Krasniqi: Lista Serbe po e bllokon miratimin e ndryshimit të Ligjit për vetëqeverisje lokale

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka thënë se lista serbe e ka penguar miratimin e ndryshimit të ligjeve për vetëqeverisje lokale duke mos marrë pjesë në votime

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi

Plotësim-ndryshimi i ligjit lidhur me vetëqeverisjen lokale dhe ligjit për festat zyrtare po bllokohen nga lista serbe, ka thënë Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Sipas Ministrit Krasniqi, kjo ka ardhur si pasojë e mospjesëmarrjes në votime të Listës Serbe.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se kjo e ka penguar miratimin e ndryshimit të ligjeve.

“Ligji për vetëqeverisje lokale është kryer dhe është dorëzuar në afat në Kuvend. Por ky ligj bën pjesë në ligjet vitale dhe na duhet edhe vota e komuniteteve. Fatkeqësisht, përfaqësuesit e Listës Serbe nuk duan ta votojnë. Lista Serbe nuk ka asnjë kërkesë specifike për ligjin. Por thjesht nuk marrin pjesë në seancë kur votohet. Shpresojmë që në ditët në vijim të gjejmë një gjuhë të përbashkët”, ka thënë Krasniqi, në një konferencë për media.

Në mes të tjerash, Deputeti Krasniqi ka thënë se me këtë plotësim-ndryshim Kuvendi Komunal mund të shpërndahet në tri situata.

“Kur s’mund ta zgjedhë kryesuesin, kur nuk mund ta votojë buxhetin dhe në situatën kur nuk plotëson obligimet ligjore kushtetuese”, ka numëruar ai.

Me ndryshimet që do të bëhen në Ligjin për festat zyrtare, institucionet nuk do të kenë më obligim që ditët e festave zyrtare që bien gjatë fundjavës të zëvendësohen me ditë pushimi gjatë ditëve të punës.

Përveç kësaj, ai ka falënderuar deputetët e Kuvendit për miratimin e Ligjit për Sistemin e Menaxhimit të Performancës Komunale dhe Skemën e Grantit të bazuar në Performancë.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika