Ministri Rashiq viziton një familje serbe në gjendje të vështirë ekonomike

Ilustrim

Në këtë gjendje të rënduar, në një shtëpi me qera në Llapllasellë të Graqanicës jetojnë familja Stanojeviq.

Ata me një djal të vogël dhe të sëmurë, nuk i kanë as kushtet minimale për jetesë.

Pavarësisht kësaj, këtë të marte kanë hapur dyert sepse po e presin një mysafir me rëndësi.

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i vetmi serb në qeverinë e Kosovës do tu vie për vizitë.

Ata thonë se çdo ndihmë për ta është e mirëpritur.

“Jetë e vështirë, aroma e mykut e tmerrshme në shtëpi. Vetëm bashkëshorti punon privat, i merrë 60 euro. Ku janë uji, rryma, internet dhe të tjerat. Pastaj kontrolli mujor për djalin, I cili ka lindur I sëmurë. Fëmija s’ka diagnozë por është I lindur para kohe dhe ka probleme. Mezi ja dalim paramendojeni vetën tuaj, si do ja dilnit me këto para? Edhe unë kam problem me shtypjen, edhe unë kam shpenzime. Ne kemi nevojë me na dëgju, cdo ndihmë është e mirëseardhur”, u shpreh bashkëshortja e Boban Stanojeviqit.

Me pak vonesë, ministri Nenad Rashiq arrin, dhe sapo e mirëpresin brenda familja Stanojeviq fillojnë ti rrëfejnë hallet për të cilat duket i interesuar përfaqësuesi serb në Republikën e Kosovës.

Të njejtat halle që paraprakisht i ndanë me televizionin, Bobani i ndan edhe me ministrin.

E ministri përvec zotimeve me fjalë, duket se do të veprojë menjëherë, pasi që nga nesër u rekomandon që të paraqiten në zyren e tij, për të filluar proceduat e dokumentacionit për ndërtimin e një shtëpie.

Përderisa premton se do të ndihmohen edhe me terapitë mjekësore për djalin.

Nga ana tjetër ministri Rashiq, është I vetëdijshëm se familjet serbe që po vizitohen nga Qeveria e Albin Kurtit, po kërcënohen nga strukturat paralele.

Por ai thotë se do të bëjë gjithcka ka në dorë për sigurinë dhe mbrojtjen e tyre.

“E vetmja mënyrë që une e di që ekziston është reagimi i institucioneve, normalisht që së pari unë do të tregoj, do të informojë institucionet relevante dhe pastaj do të vazhdojmë të përcjellim rastet dhe pse ai kërcënim jo që po zbehet por po doket edhe më rrezik çdo ditë që po vjen”, u shpreh Nenaq Rashiq.

I pyetur lidhur me asocacionin ai me përgjigjen e tij lë të nënkuptohet se nuk është pro atij që po kërkohet nga Serbia.

“Në aspektin e decentrelizimit i cili është përfundu pasi që unë kam qenë një prej nënshkruesve, ai ka qenë element lokal dhe normal sipas mendimit tim. Tash si të krijohet një strukturë e cila po kthen prap në centralizim unë nuk konsideroj që është një zgjedhje e mirë”, ka vijuar Rashiq.

Më 1 dhjetor 2022 Nenad Rashiq u emërua ministër për komunitete dhe kthime.

Kjo pozitë deri më 6 nëntor 2022 mbahej nga ish-ministri Goran Rakiq nga partia më e madhe serbe Lista Serbe, i cili dha dorëheqje me zyrtarët tjerë serbë nga institucionet e Kosovës për shkak të vendimit të Qeverisë lidhur me regjistrimin e targave ilegale që qarkullojnë në komunat me shumicë serbe.

Shija e redaktorit

Ndahen 8 milion euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milion euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Osmani: Historia e nënë Ferdonijes duhet të shërbejë si kujtesë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur mbi historinë e nënës Ferdonije Çerkezi, e cila ka humbur katër djemtë e saj dhe bashkëshortin gjatë...

Të fundit nga rubrika