Ministria e Jashtme më së paku nisma ligjore

Vetëm 20% për qind të agjendës legjislative për vitin 2021 e ka përmbushur Ministria e Jashtme dhe Diasporës. Nga 5 projektligje, vetëm një është dërguar në Kuvend, ndërsa një tjerët është duke u shqyrtuar. Opozita e kritikon pushtetin për mospunë në këtë dikaster të rëndësishëm, e ngjashëm mendon edhe shoqëria civile

Është njëra nga ministritë më të rëndësishme në Kosovë. Mirëpo, Ministria e Jashtme, nuk ka përmbush as persë afërmi programin legjislativ për vitin 2021.

Sipas agjendës, pesë projektligje janë paraparë nga kjo Ministri për tu miratuar në Kuvend, mirëpo deri më tani vetëm një ka shkuar në Komisionin parlamentar.

Kryetari i këtij komisioni, ani se nga radhët e partisë në pushtet, ka kritika për realizimin e agjendës legjislative të MPJD-së.

“Ne kemi të paraparë pesë ligje, prej tyre në komision ka ardhur vetëm një, ndërsa një tjetër është në shqyrtim, dhe gjithashtu edhe një marrëveshje ndërkombëtare. Kjo i bie që ne kemi bërë minimumin sa i përket realizimit, mirëpo çështja është tek ligji për shërbimin diplomatik”, ka thënë Haki Abazi, Deputet nga Vetëvendosje.

Haki Abazi, Deputet nga Vetëvendosje

Ndërsa deputetja Time Kadrijaj, ka thënë se pikërisht për shkak të mospunës së MPJD-së, komisioni parlamentar për punë të jashtme, po dështon në përmbushjen e agjendës legjislative.

“Ka kaluar më shumë se një vit e gjysmë, qysh kjo ministri nuk ka ofruar asnjë ligj për diasporën, duke pasur parasysh përkrahjen me votë që e ka pasur pikërisht nga ata në zgjedhjet e fundit… nga pesë ligje, vetëm një është sjellë në komision, dhe ai është trajtuar vetëm në një lexim.. kjo qeveri nuk po bën asgjë, dhe rrjedhimisht edhe po dështon..”, ka shtuar¸ Time Kadrijaj, Deputet  nga AAK.

Ndërkohë, deputetja e PDK-ja, Ariana Musliu-Shoshi, thotë së ka kaluar afati për t’i sjell këto projektligje në kuvend.

“Projektligji për Diasporën dhe Projektligji për Protokollin e shtetit janë planifikuar që të vijnë në kuvend me date 30.07.2022 dhe ende nuk kanë ardhur. Fatkeqësia është se nga padituria kemi SHKELJE ligjore brenda ministrisë. Në kundërshtim me Ligjin për Shërbim të Jashtëm është aprovuar rregullorja e brendshme e cila është në kundërshtim me këtë ligj”, ka theksuar Ariana Musliu-Shoshi, Deputete nga PDK.

Ariana Musliu-Shoshi, Deputete nga PDK

Kritika për Ministrinë e Jashtme ka edhe nga shoqëria civile ku Arbresha Loxha, nga GLPS ka thënë se,“konsideroj që është një dinamikë jo e kënaqshme. MPJD nuk ka arritur të formojnë grupin e duhur punues ose nuk ekziston një vullnet për të shtyrë përpara ligjin për shërbimin e jashtëm…”.

Ministria e Punëve të Jashtme, që udhëhiqet nga Donika Gërvalla – Schwarz, siç ndodh zakonisht, nuk ka kthyer përgjigje për televizionin Dukagjini rreth mospërmbushjes së agjendës legjislative për vitin 2021.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika