Ministria për Komunitete e “priviligjuar”, paguan transportin për puntorët

Ministria për Komunitete dhe Kthim tash e 10 vjet paguan transportin për puntorët e saj. Së fundmi kjo ministri ka nënshkruar edhe një kontratë 1-vjeçare me një operator privat për transportin e puntorëve nga Prishtinë në Fushë-Kosovës dhe anasjelltas. Nga sindikata e puntorëve të administratës thonë se kjo bëhet vetëm se kjo ministri, shumicën e punëtorëve i ka nga komuniteti serb

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq

Me këtë mjet transporti udhëtojnë çdo ditë pune puntorët e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.

Por, pagesën për të nuk e bëjnë vetë ata, por atë e mbulon ministria nga buxheti i shtetit.

Kjo ministri së fundmi ka nënshkruar një kontratë me një operator privat në vlerë prej 13 mijë e 400 eurove, për të bërë transportin e puntorëve të kësaj ministrie.

Kontrata është një vjeçare, derisa kompania ka për obligim t’i sjellë puntorët në punë në objektin në Fushë-Kosovë e më pas t’i kthejë për në Prishtine pas përfundimit të orarit.

“Në lidhje me kontratën e nënshkruar së fundmi, dhe nëse kjo praktikë ka qenë edhe në të kaluarën, nuk kanë kthyer përgjigje nga Ministria për Komunitete dhe Kthim. Derisa në një bisedë me shoferin i cili bën bartjen e puntorëve këtu në ministri, ka thënë se këtë punë e kryejnë tash e 10 vite”.

Tutje ai prapa kamerës, ka konfirmuar se kompania e tyre, ka qenë gjithmonë fituese e tenderëve dhe se gjatë fundvitit ka më pak puntorë, prandaj edhe përdorin një minibus, sepse sipas tij ditëve të tjera të vitit i transportojnë me autobus.

Por, për një gjë të tillë nuk janë në dijeni zyrtarisht në sindikatën e puntorëve të administratës publike.

“Nuk kemi qenë të informuar zyrtarisht, sido që të jetë ne kemi pasur informata që bëhet një bartje e punëtorëve, konkretisht e kësaj ministrie edhe ku pothuajse shumica janë puntorë të komuniteteve ne nuk jemi kundër, por kjo praktikë është dashur të merret edhe prej ministrive të tjera, dhe t’i bartë të gjithë shërbyesit publikë, të gjithë zyrtarët publikë që janë larg”, ka deklaruar Ali Gashi – Kryetar i sindikatës së puntorëve të Administratës Publike.

Gashi shton se kanë drejtuar disa herë kërkesa që në institucione të tjera t’u paguhet transporti, por nuk kanë hasur asnjëherë në mirëkuptim.

“Paramendojë që policit tash i bie me shku edhe me sherby neper zona të ndryshme, të cilat pothuajse në shumicën e rasteve, transportin e sigurojnë vet ata me atë pagë shumë të vogël, edhe kjo që është aktuale”, vijon ai.

Ministria për Komunitete dhe Kthim, e cila shumicën e punonjësve i ka nga komuniteti serb, udhëhiqet nga Nenad Rashiq.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika