Ministria Turke e Mbrojtjes dhuron kontigjent të uniformës për FSK-në

Gjatë të martës së 19 korrikut, Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se Ministria Turke e Mbrojtjes ka dhuruar kontigjent të uniformës për FSK-në. Në postimin e Ministrisë së Mbrojtjes tutje thuhet se mbështetja e Republikës së Turqisë dhe Ministrisë së saj të Mbrojtjes është shumë e rëndësishme në procesin e zhvillimit të FSK-së

Foto e postuar në llogarinë e Ministrisë së Mbrojtjes në Facebook

Ministria e Mbrojtjes, të martën e 19 korrikut me anë të një postimi në Facebook ka njoftuar se Ministria Turke e Mbrojtjes ka dhuruar një kontingjent të uniformës ushtarake të kamuflimit në borë për Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK).

“Në kuadër të bashkëpunimit bilateral, sot u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit për FSK-në, të dhuruar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë”, thuhet në postimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Pamje të takimit

Donacioni përkatës përmban një kontingjent të uniformave ushtarake të kamuflimit në borë për nevojat e njësive taktike manovruese të FSK-së.

Në ceremoninë e pranim-dorëzimit kanë marrë pjesë oficerë nga të dyja palët, të cilat janë të kryesuar nga Atasheu turk i mbrojtjes kolonel Çağdaş Akif Kahraman dhe nga Shefi i Sektorit për Furnizim dhe Transport i Ministrisë së Mbrojtjes, nënkolonel Rexhep Hoxha.

“Mbështetja e Republikës së Turqisë dhe Ministrisë së saj të Mbrojtjes është shumë e rëndësishme në procesin e zhvillimit të FSK-së”, përfundon postimi i Ministrisë së Mbrojtjes.

Pamje të takimit

 

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika