Ministrja Rizvanolli viziton liqenin e Ujmanit

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli së bashku me zëvendësministrat kanë vizituar sot liqenin e Ujmanit

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka vizituar sot liqenin e Ujmanit së bashku me zëvendësministrat Geotar Mjeku dhe Nenad Stanojević.

Ata janë mirëpritur nga kryeshefi Faruk Mujka dhe kanë diskutuar mbi performancën e ndërmarrjes, sigurinë e digës dhe mundësitë për investime në hidrocentral dhe përgjatë kanalit.

“Aty janë vendosur pajisjet për matjen e lëvizjeve seizmike dhe për sigurinë e digës, e po punohet edhe në vendosjen e sensorëve në mënyrë që nivelet e ujit të kontrollohen edhe nga dhoma e kontrollit në Shkabaj. Niveli i rrjedhjeve në trupin e digës dhe stabiliteti i digës aktualisht kontrollohen nga galeria e cila gjendet në 90 metra thellësi”, ka shkruar ministrja.

Ministrja ka thënë se përgjatë vizitës kanë takuar edhe patrollën e policisë te diga e vogël kompensuese.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika