Miratohet Ligji për Pagat

Në seancën e së enjtes, deputetët e Kuvendit të Kosovës me 63 vota pro kanë miratuar projektligjin për pagat në sektorin publik

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës në seancën e 22 dhjetorit ka miratuar Ligjin për Pagat në Sektorin Publik.

Për këtë projektligj votuan, gjithsej, 64 deputetë, ku prej tyre 63 pro dhe një abstenim.

Opozita pati mjaft kritika për këtë projektligj.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, gjatë shqyrtimit të Projektligjit për pagat, ka thënë se janë shpërfillur kërkesat e sindikatave të punëtorëve që marrin pagë nga buxheti i Kosovës.

Ndërkaq, Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se janë disa çështje problematike që dëmtojnë Ligjin për pagat, dhe një nga to lidhet me gjyqësorin.

Ndërsa, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se Ligji për pagat nuk e adreson në tërësi çështjen e rritjes së inflacionit.

 

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika