Miratohet Projektligji për Policinë Ushtarake të FSK-së

Në seancën e Kuvendit të Kosovës është miratuar Projekligji për Policinë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës

Ilustrim: Kuvendi i Kosovës

Deputetët, si nga pozita, ashtu edhe nga opozita me 74 vota për e kanë mbështetur Projektligjin për Policinë Ushtarake në Forcat e Sigurisë së Kosovës.

Bekë Berisha, kryetar i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka thënë se miratimi i këtij Projektligji do të mundësojë avancimin e infrastrukturës ligjore për Policinë Ushtarake të Forcave të Sigurisë së Kosovës(FSK), pasi aktualisht funksionon me akte nënligjore.

Enver Dugolli nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se ky mekanizëm po ndërrohet konform standardeve të vendeve mike dhe Ushtrisë së NATO-s.

Nga radhët e opozitës, Hisen Berisha, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK) ka mbështetur këtë ligj, duke shtuar se ky ligj do ta mbështesë Policinë ushtarake të Forcës së Sigurisë në përmbushje të obligimeve. Vlera përmbajtësore e këtij ligji është në nivelin e ushtrive ndërkombëtare.

Gjithashtu, edhe Anton Quni nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka shtuar se pasi kemi harmonizuar qëndrimet, duhet të kemi edhe një qëndrim të përbashkët që ta miratojmë këtë Projektligj.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika