Mirëpritet vendimi për kriterin e stazhit të punës ndaj pensionistëve

Kushtetuesja u ka njohur kontributin personave që janë larguar nga puna në vitet 90-ta duke gjetur shkelje në ligjin për skema pensionale ku shteti ua njeh kontrubitet vetëm personave që kanë 15 vite përvojë pune. AAK që e kanë nisur si nismë ligjore, e mirëpret vendimin njësoj edhe shoqata e pensionistëve

Ilustrim

Kriteri që pensionistët t’i kenë 15 vjet përvojë pune para luftës në mënyrë që t`u njihen kontributet pensionale, tash e një kohë të gjatë ka ngritur reagime në masë.
Por, neni 8 i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti është vlerësuar kundër kushtetues nga Gjykata Kushtetuese pasi parashtrimit nga Supremja.
Gjykata Kushtetuese

“Gjykata, njëzëri, vendosi që kërkesa është e pranueshme dhe paragrafi 2 i nenit 8 të Ligjit nr.04/L-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti në lidhje me nën-paragrafin 2.3 të paragrafit 2 të nenit 6 të Udhëzimit Administrativ nr.09/2015 për “Kategorizimin e Shfrytëzuesve të Pensionit Kontributpagues sipas Strukturës Kualifikuese dhe Kohëzgjatjes së Pagesës së Kontributeve-Stazhit Pensional”, nuk janë në përputhshmëri me nenin 24 [Barazia para Ligjit] në lidhje me nenin 14 (Ndalimi i diskriminimit) dhe nenin 1 (Ndalimi i Përgjithshëm i Diskriminimit) të Protokollit nr. 12 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.”

Më së shpeshti këtë temë në Kuvend e ka ngritur Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila kishte tentuar që përmes një nisme ligjore të bënte ndryshimet.

E, fort pozitiv po e sheh këtë vendim të Kushtetueses, deputeti i AAK-së Shemsedin Dreshaj, i cili pret që brenda 6 muajsh ky ligj të ndryshohet.

“Ky është një ligj i cili popullatës, shqiptarëve të Kosovës u thotë shkoni merrne pensionin në Serbi për shkak se nuk i keni 15 vjet që të merrni pensionin e Kosovës.Pensioni të jetë ekuivalent me vitet që keni kontribuuar, pra do të thotë nëse ju keni kontribuar dhjetë vite, për ato dhjetë vite ju të gëzoni pensionin që e keni”, ka thënë Dreshaj.

Vendimin e Kushtetueses e ka mirëpritur edhe kryetari i Shoqatës së Pensionistëve, Nijazi Gashi, që thotë se ky ligj u ka kushtuar shumë një numri të madh të pensionistëve.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i obligon të gjitha nivelet juridike të shtetit të Kosovës për vendimet që ajo i merr. Eshtë një lajm i mirë për gjithë qytetarët e Kosovës, posaçërisht për ata që tani janë në pension.Dhe është një satisfaksion moral  dhe shpirtëror për ata që  diskriminuan për 22 vite”, ka thënë Gashi.

Gjykata Kushtetuese në njoftimin e saj bëri të ditur se iu referua Opinioneve relevante të Komisionit të Venecias dhe kërkoi edhe mendimin e Gjykatave Kushtetuese anëtare të Forumit të Komisionit të Venecias.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika