Mitrovica e Veriut pranohet në Asociacionin e Komunave të Kosovës

Komuna e Mitrovicës së Veriut është pranuar në Asociacionin e Komunave të Kosovës me votim unanim

Komuna e Mitrovicës së Veriut, të martën e 22 gushtit, është pranuar në Asociacionin e Komunave të Kosovës (AKK) me votim unanim.

Kuvendi Komunal i Mitrovicës së veriut më 30 qershor ka votuar për bashkim në Asociacionin e Komunave të Kosovës.

No description available.

Në këtë komunë dhe në tri komunat e tjera veriore pritet të ketë zgjedhje të parakohshme, kërkesë kjo e cila erdhi nga faktori ndërkombëtar për shtensionimin e situatës Kosovë-Serbi, e cila u tensionua nga fundi i majit pasi kryetarët e rinj shqiptarë të komunave hynë në ndërtesat komunale me asistimin e Policisë së Kosovës.

Kryetarët e rinj u kundërshtuan nga serbët lokalë, të cilët që atëherë po mbajnë protesta të vazhdueshme në tri komunat veriore në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Më 29 maj ndodhi një përleshje mes serbëve lokalë dhe pjesëtarëve të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Situata mes Kosovës dhe Serbisë u përkeqësua më shumë edhe më 14 qershor, pas kidnapimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës, të cilët u liruan pas 13 ditëve nga Serbia.

Serbia pretendonte se ata “u arrestuan thellë brenda territorit të saj”, por Kosova kishte bërë të ditur se ata ishin duke patrulluar në territorin e Kosovës, pranë vijës kufitare me Serbinë në Leposaviq. Të njëjtit u liruan më vonë.

Nga BE-ja kanë kërkuar që zgjedhjet në komunat në veri të Kosovës të shpallen “sa më shpejt”.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika