Mitrovicë – Policia merr masa shtesë për sigurinë në trafikun rrugor

Gjatë ditëve të fundit është vërejtur fluksi i shtuar i automjeteve në trafik në Mitrovicë. Për këtë policia në rajonin e Mitrovicës ka marrë masa shtesë për sigurinë në trafikun rrugor

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Policia në rajonin e Mitrovicës ka marrë masa shtesë për sigurinë në trafikun rrugor, duke marrë parasysh fluksin e shtuar të automjeteve në trafik ditëve të fundit.

Sipas njoftimit të Policisë, rrjedha e trafikut po zhvillohet më e ngadalësuar dhe si rrjedhojë po krijohen kolona të gjata, sidomos në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë,

“Referuar kësaj gjendje në kuadër të Planit Operativ ,,Sezoni veror 2023”, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut po vazhdon me masa të shtuara për mbarëvajtjen dhe kontrollin e trafikut me qëllim të ofrimit të sigurisë, parandalimit të aksidenteve dhe reduktimin e kolonave në rrugë”, njofton policia.

Në këto rrethana, me qëllim të rrjedhjes normale të trafikut, në ditët në vijim prezenca policore, përpos njësive të trafikut, do të ketë njësi shtesë nga angazhuara të cilat do të jenë të pranishme në udhëkryqe, rrethrrotullime si dhe segmente të caktuara rrugore për kontrolle dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

“Në kuadër të këtyre angazhimeve të shtuara njësitë policore po ndërmarrin veprimet e parapara ligjore duke mos përjashtuar gjobat ndaj kundërvajtësve të cilët nuk iu përmbahen rregullave dhe rrezikojnë pjesëmarrësit në trafik”, thuhet tutje në njoftim.

Policia bën të ditur se në 24 orët e fundit janë shqiptuar 147 gjoba të ndryshme, përfshirë kundërvajtje pa patentë shofer, pa regjistrim të automjetit, ngasje nën ndikim alkooli, përdorim i telefonit gjatë ngasjes e të tjerë.

Shija e redaktorit

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Të fundit nga rubrika