Mizutani: Japonia do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin jorezident të Japonisë për Kosovë, Akira Mizutani, me të cilin, ka diskutuar për bashkëpunimin dhe mundësitë e reja mes Kosovës dhe Japonisë, gjersa ambasadori Mizutani, ka thënë se Japonia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën, me të cilën, ndan vlera dhe qëndrime të përbashkëta

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ambasadori jo rezident i Japonisë për Kosovë, Akira Mizutani





Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin jorezident të Japonisë për Kosovë, Akira Mizutani, i cili ishte i shoqëruar nga i ngarkuari me Punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka.

Gjatë takimit, në të cilin, siç bën të ditur Zyra e Kryeministrit të Kosovës, u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mundësitë e reja. Ndërsa, kryeministri Kurti ka shprehur falënderimin e tij për partneritetin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë për shtetin dhe popullin e Kosovës.

“Nëpërmjet ndihmës dhe asistencës në fusha, si mjedisi, shëndetësia, siguria e ushqimit, menaxhimi i pyjeve dhe menaxhimi i katastrofave natyrore, Japonia ka prekur drejtpërdrejt qytetarët e Republikës”, ka deklaruar kryeministri Kurti.

Gjersa ka theksuar se për Japoninë, Republika e Kosovës është partneri i besueshëm në Ballkanin Perëndimor, ndërkaq për kompanitë japoneze është mundësi shumë e mirë për investime.

Ndër tjera, ambasadori japonez, Mizutani, ka thënë se Japonia e vlerëson lart qëndrimin e Kosovës ndaj luftës në Ukrainë, duke shtuar se Japonia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën, me të cilën, ndan vlera dhe qëndrime të përbashkëta.





Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika