MKRS dhe RTK nënshkruajnë marrëveshje për themelimin e një kanali për kulturë

Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku dhe Kryesuesi i Bordit Drejtues të RTK-së, Besnik Boletinin kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për themelimi e një kanali të RTK-së për kulturë

Nënshkrimi i marrëveshjes mes MKRS-së dhe RTK-së. Foto: Facebook/Hajrulla Çeku.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka bërë të ditur se ka nënshkruar gjatë ditës së enjte një marrëveshje me Besnik Boletinin, kryesues i bordit drejtues të Radiotelevizionit të Kosovës, për themelimi e një kanali të RTK-së për kulturë.

Përmes një postimi në Facebook, Çeku ka potencuar se ky kanal do t’i dedikohet ekskluzivisht kulturës, mbulimit të programit të institucioneve, organizmit të festivaleve, etj.

“Ministria e Kulturës dhe Radio Televizioni i Kosovës nga sot nisin një bashkëpunim afatgjatë për të mirën e kulturës në vendin tonë. Ndër zotimet kryesore të marrëveshjes pesë vjeçare që nënshkruam sot është themelimi i kanalit të RTK-së kushtuar ekskluzivisht kulturës, organizimi i festivalit të këngës, fuqizimi i kapacitetit orkestral të RTK-së, mbulimi i programit të institucioneve të kulturës dhe përcjellja e ngjarjeve të kalendarit vjetor kulturor” ka deklaruar Çeku.

Çeku ka postuar edhe fotografi nga momenti i nënshkrimit të marrëveshjes.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika