Molliqaj:Kjo Gjykatë është bërë për ta dënuar UÇK-në

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka reaguar rreth vendimit të shpalljes fajtorë të Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj nga Gjykata Speciale, duke thënë se arsyeja e dënimit të tyre është se ata kanë qenë pjesë e UÇK-së

Dardan Molliqaj, kryetar i Partisë Socialdemokrate

Të mërkurën është mbajtur seanca e gjykimit për ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, të cilët janë shpallur fajtorë me nga katër vjet e gjysmë burgim.

Për këtë vendim ka reaguar kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj duke thënë se dënimi nuk kishte të bënte me atë që u tha në vendimin zyrtar, por me faktin se ata ishin pjesë e UÇK-së.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook‘, Molliqaj ka thënë se është pikërisht kjo, dënimi i vetë UÇK-së që përbën qëllimin kryesor të Speciales.

”Aktgjykimi dënues ndaj udhëheqësve të OVL të UÇK-së, Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt, nuk ka asnjë lidhje me drejtësinë, as me të vërtetën. Asnjëra nga këto nuk mund të vijë nga Gjykata Speciale. Kjo Gjykatë është bërë për ta dënuar UÇK-në”, ka shkruar Molliqaj.

Kryetari i PSD-së ka shtuar se, nëse gjykata është krijuar nga parlamenti i Kosovës, atëherë, ajo duhet edhe të shpërbëhet nga institucionet e Kosovës.

”Nëse kjo Gjykatë është e Kosovës, atëherë ajo mundet dhe duhet të shpërbëhet nga institucionet e Kosovës. Nëse nuk është e mundur, duhet ta trajtojmë si invazion institucional”, është shkruar në postimin e Molliqajt.

Gucati e Haradinaj janë shpallur fajtorë në disa pika, por jo edhe për pikën e aktakuzës “hakmarrje”.

Dënimi, nga gjashtë vjet sa kishte kërkuar prokuroria, është dhënë për 4 vjet e gjysmë burgim.

”Të akuzuarit vazhduan të shpërndajnë në shkallë të gjerë informacionin e mbrojtur që përfshinte emrat e qindra dëshmitarëve të mbrojtur. Ata e bënë këtë në mënyrë të përsëritur dhe me entuziazëm”, ka thënë kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, në leximin e vendimit.

Dy krerët e OVL-së, do të mbajnë dhe afërsisht dy vjet burg, pasi kanë qenë në paraburgim për dy vjet e gjysmë.

9 vjet burgim për Gucatin e Haradinajn

Shija e redaktorit

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Presidentja Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri 2026: Kosova...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë urimin e saj për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e reflektimit për vitin...

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Të fundit nga rubrika