Molliqajt nuk i mjafton kërkimfalja e Muratit, kërkon dorëheqjen e tij

Dardan Molliqaj, ka reaguar pas kërkimfaljes së ministrit të Financave Hekuran Murati, ai ka thënë se kjo kërkimfalje nuk mjafton, por ai duhet të japë dorëheqje

Kreu i PSD-së Dardan Molliqaj dhe Ministri i Financave Hekuran Murati

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, po vazhdon ta kërkojë dorëheqjen e ministrit të Financave Hekuran Muratit, anipse ky i fundit ka kërkuar falje për shkrimet e viteve paraprake ku i kishte ofenduar veteranët e luftës.

“Shihni kalendarin: dy dite reagime në rritje dhe dy orë pas thirrjes së protestës, ministri Murati reagon. Tepër vonë për të qenë e sinqertë. Çdo kërkim falje ka qëllim amortizimin e revoltës. Dhe ruajtjen e vetës, kuptohet”, ka shkruar Molliqaj ne Facebook.

Në fund, Molliqaj ka bërë të ditur se protesta e paralajmëruar me gjashtë korrik për ta kërkuar dorëheqjen e ministrit Murati, nuk do të anulohet.

Murati në vitin 2016 kishte thënë se më shumë po kushton buxheti për veteranët se buxheti për FSK-në.

Po ashtu, ai kishte thënë edhe se më mirë Kosova t’i kishte punësuar disa mercenarë për luftë, sepse sipas tij do të kushtonin më lirë.

Pas këtyre deklaratave, Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka kërkuar falje, për gjuhën që e ka përdorur para disa viteve ndaj veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Shkrimet e vjetra të tij, ai ka thënë se kanë qenë nga mllefi “me ata që asokohe me fryrjen e listave për përfitime financiare e politike po shtrembëronin historinë e luftës dhe të vërtetën tonë kolektive”.

Murati po ashtu, ka shkruar se i përkulet sakrificës së dëshmorëve dhe kontributit të ushtarëve të UÇK-së.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika