Mot i ndryshueshëm gjatë kësaj jave, tempraturat deri në 31 gradë

Moti i ndryshueshëm por parashihet të jetë më nxehtë në javën e fundit të majit. Ndërsa priten edhe reshje shiu me bubullima

Sipas Prishtina Weather, në Kosovë, të martën, më 24 maj, do të mbajë mot i nxehtë, kryesisht me diell, pasdite priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.

Ndërsa më 25 maj parashihet të jetë motë i kthjellët, krysisht me diell dhe nxehtë. Pasdite po ashtu, vende-vende me mundësi për reshje shiu.

Cilësia e ajrit mbetet kryesisht në vlera të pranueshme, mirëpo kohë pas kohe mund të ketë rritje të ndotësve ajror që shtynë indeksin të kaloj edhe në vlera mesatare, shkurtimisht edhe në të dobëta.

Me datë 26 maj parashihet të jetë nxehtë, me vransira dhe intervale me diell.

Ndërkaq, më 27 maj parashihet të jetë pjesërisht vranët.  Pasdite mundësi për rrebeshe shiu e bubullima.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 10C e 14C, ndërsa maksimalet fillimisht arrinë deri në 23C e 25C, e të mërkurën dhe të enjte edhe deri në 31C e 32C.

Moti parashikohet i kthjellët, me zhvillime vranësirash në mesditë dhe pasdite.

Prishtina Weather

Gjithashtu, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka bërë të ditur se mot kryesisht i ndryshueshëm dhe mjaft dinamikë, parashihet të mbajë gjatë kësaj jave.

Do të ketë vranësira konvektive të cilat vende-vende parashihen të sjellin reshje dhe shkarkime rrufesh.

Sa i përket temperaturave, ato do të jenë tipike pranverore. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-32 gradë Celsius.

Në fillim do të shënoj vlera mesatare, ndërsa nga dita e mërkurë e tutje parashihet të ketë vlera të larta.

IHK ka theksuar së gjatë këtyre ditëve do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika