Moti në Kosovë: Parashihet të jetë i qëndrueshëm

Të hënën e 12 shtatorit parashihet që të mbajë mot i qëndrueshëm në Kosovë, ku temperaturat do të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-29 gradë Celsius

Ilustrimi

Të hënën e 12 shtatorit, pritet të mbajë mot me kushte të qëndrueshëm meteorologjike. Kjo si pasojë e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik. Do të ketë orë më shumë me diell se java e fundit. Sa i përket temperaturave, parashihet rritje, sidomos në vlerat e maksimaleve, derisa minimalet do shënojnë ulje në një shifrorë, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës .

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-29 gradë Celsius.

Gjithashtu, parashihet të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes.

Moti për datën 12 shtator të vit 2022

“Java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të qëndrueshme meteorologjike. Kjo si pasojë e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik. Do të ketë orë më shumë me diell se java e fundit. Sa i përket temperaturave, parashihet rritje, sidomos në vlerat e maksimaleve, derisa minimalet do shënojnë ulje në një shifrorë”.

”Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes”, thuhet në komunikatën e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika