MPB: Deri më tani 15 qytetarë i kanë konvertuar targat në RKS

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se prej kur ka filluar regjistrimi i automjeteve janë regjistruar 15 automjete nga targat ilegale në ato RKS

Ilustrim





Në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, u shpreh se teksa po afrohet fundi i afatit për regjistrim të targave ilegale në RKS, janë rreth 90 për qind e pronarëve që e kanë shfrytëzuar afatin.

Sipas saj, pakica prej 10 për qind e veturave me targa ilegale, kanë afat edhe dy javë për t’i regjistruar në RKS.

Ndërkaq, Ministria e Punëve të Brendshme në një përgjigje për RTV Dukagjini, ka thënë se se deri më tani vetëm 15 qytetarë i kanë konvertuar targat e automjeteve nga targat ilegale në të rregullta RKS.

“Nga Regjioni 06, kemi 6 automjete, nga regjioni 02 kemi 5  automjete, nga Regjioni 04  – kemi 2 automjete dhe nga Regjioni 01 kemi 2  automjete”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Ndër të tjera, thuhet MPB do të vazhdojë fushatën intensive anembanë Kosovës që deri më 31 tetor ky proces të përmbyllet.

MPB-ja ka theksuar se qytetarët që kanë kthyer veturat në targa legale kanë pësuar, dhe se qytetarët në veri janë frikësuar e kërcënuar nga grupet ilegale kriminale.

“Fatkeqësisht, dy rastet në veri të vendit, ai në Leposaviq dhe në Zveçan janë shoqëruar me incidente. Vetura e parë që është regjistruar në veri, e një rreshteri policor të Kosovës, i cili ka bërë kthimin e veturës në targa RKS, të njëjtit në orët e mbrëmjes i është sulmuar shtëpia dhe i është djegur një pjesë e saj. Po ashtu, në Zveçan një qytetari serb iu dogj depo pasi ai kishte regjistruar veturën e djalit të tij”, thuhet tutje.

Kjo ministri ka thënë se është e përkushtuar që ta përfundojë me sukses procesin.

“Targave KM, GL, PR, PZ, DE, UR, etj, që janë denominime serbe për qytetet e Republikës së Kosovës, u ka skaduar afati i përdorimit qysh në shtator të vitit të kaluar. Ne, në anën tjetër, para afatit të skadimit, po hapim afat të konvertimit me lehtësime financare. Përmes një afati prej dy muajsh, ne po ofrojmë një dritare të re të konvertimit të këtyre targave, që janë relikt e pushtetit të Millosheviqit, me lehtësime të theksuara financiare që arrijnë vlerën deri në 5 mijë euro”, thuhet tuje.

Ndër të tjera, është bërë e ditur se që nga dita e parë e fillimit të regjistrimit të veturave ka pasur një interesim të madh të qytetarëve, por i njëjti interesim ka qenë edhe në veri.

“Në veri të vendit gatishmëri nga qytetarët ka, por është zhvilluar një propagandë nga vetë krerët e shtetit serb dhe ka pasur një presion të madh të strukturave ilegale në veri, të cilët çfarëdo pajtueshmërie të qytetarëve për t’u legalizuar në jetën e përditshme i përgjigjen me presione, kërcënime dhe sulme”.

Po ashtu, thuhet se konvertimi në targa “RKS” siguron lëvizje të lirë, të papenguar dhe pa paragjykime në të gjithë Republikën e Kosovës.

 

 

 





Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika